Të shtëna me armë zjarri në Kavajë, plagoset një person (Emri)

Të shtëna me armë zjarri janë raportua paraditen e sotme në Kavajë, ku një person është qëlluar me armë. Nga informacioni paraprak bëhet me dije se rreth orës 11.10 në Kavajë, për motive të dobëta është plagosur me armë zjarri shtetasi Rexhep Tare, 53 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin Rajonal të Durrësit.

Ndërsa është bërë i mundur arrestimi i autorit të dyshuar, i cili është shtetasi me inicialet F.B., 31 vjeç dhe është sekuestruar arma e dyshuar e krimit, një kallashnikov.

Kavajë/Informacion paraprak

Shoqërohet autori i plagosjes me armë zjarri në Kavajë.

Sekuestrohet edhe arma e dyshuar e krimit

Rreth orës 11:10 në Kavajë, në lagjen nr 2, për motive të dobëta, është plagosur me armë zjarri shtetasi R. T, 53 vjeç, i cili u dërgua në spitalin Rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi F.B, 31 vjeç, nga Kavaja  po shoqërohet në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Është sekuestruar edhe arma e dyshuar e krimit, një armë zjarri kallashnikov.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

11.14-Të shtëna me armë zjarri në Kavajë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar ditën e sotme në Kavajë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë Bashkisë së Kavajës dhe dyshohet të jetë plagosur një person.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet