Të shtëna me armë zjarri në Filadelfia, 2 të vdekur dhe 6 të plagosur

Së paku dy persona kanë vdekur dhe 6 të tjerë janë plagosur, pas disa të shtënave që janë dëgjuar gjatë natës në Filadelfian Veriore në Shtetet e  Bashkuara të Amerikës, shkruajnë mediat amerikane.

Të shtënat u dëgjuan dje rreth orës 22.00 të mbrëmjes. Policia tha se plumbat kanë ardhur nga një furgon, kurse nuk dihen shkaqet. Autoritetet amerikane thanë se ngjarja ishte “akt i pakuptimtë dhune”. Në mesin e viktimave ka dhe gra.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet