Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, një i plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak minuta më parë në Bulqizë.

Nga të dhënat e para mësohet se shtetasi Blerim Skara ka plagosur Mirdash Osmanin.

Ky i fundit po merr ndihmën e duhur mjekësore në spitalin e Peshkopisë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Ndërkaq, Policia e Peshkopisë po vijon punën për kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet