Të shtëna me armë në Mat, vriten dy persona

Deri më tani raportohet për dy viktima nga të shtënat me armë zjarri në Mat. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Shëlli dhe dyshohet se viktimat janë dy punonjës të bashkisë.

Mësohet se punonjësit e bashkisë ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshatin Shëlli.

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur pas një konflikti.

Nuk ka ende të dhënë për ngjarjen. Ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet