“Të shfrytëzosh fatkeqësi për të mbyllur mediat është kriminale”, Basha: Prokuroria të nisë hetimet

Kreu i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, në lidhje me paralajmërimet e kryeministrit Rama ndaj mediave, të cilat i ka akuzuar herë pas here se kanë përhapur panik tek qytetarët me lajmet e tyre.

Sipas Bashës kryeministri po shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portalet, faqet e “Facebook” dhe rrjetet e tjera sociale, ndërsa i ka bërë thirrje prokurorisë që të nisë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria.

“Të shfrytëzosh këtë fatkeqësi për të mbyllur portale, faqe fb e rrjete të tjera sociale dhe të kërcënosh gazetarët nga mëngjesi në darkë vetëm pse janë kritikë me qeverinë dhe sjellin zërin e qytetarëve të lënë në harresë dhe pa asnjë ndihmë, është kriminale. Kjo është mënyra për të mbytur zërin e qytetarëve dhe të vërtetës që vjen përmes medias dhe portaleve të ndryshme. Prokuroria duhet të nisë menjëherë hetimet për dhunimin e fjalës së lirë nga qeveria. Me Kushtetutë dhe ligj kjo përbën një krim të rëndë që duhet ndëshkuar”, shkruan Basha në Twitter.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet