Të përndjekurit, kufizohen pagesat me këste

Vendimi/ Asnjë këst për përfituesit nuk do ta kalojë shumën 1 milion lekë. Skema e re godet kategorinë parësore në moshë të thyer dhe zgjat procesin për trashëgimtarët. Dëmshpërblimet, në pritje që nga viti 2007

Fondi i dëmshpërblimit për ish-të dënuarit politik të regjimit komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale, ku pavarësisht vlerës së përfituar, asnjë këst nuk do të jetë më i madh se 1 milion lekë. Me Vendim të Këshillit të Ministrave, nëse një ish-i dënuar politik përfiton më shumë se 8 milionë lekë, atëherë vlera e përfituar prej tij do të ndahet në 8 këste, e jo menjëherë. Nga ana tjetër, nëse një ish-i dënuar politik i regjimit komunist përfiton një dëmshpërblim deri në 1 milion lekë, sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, vlera do t’i jepet me një këst të vetëm. Mekanizmi do të funksionojë në këtë mënyrë, deri në shpërndarjen e plotë të fondeve të dëmshpërblimit. Vendimi i Këshillit të Ministrave do të hyjë në fuqi menjëherë pas publikimit në fletoren zyrtare.

Vendimi

I. Në vendimin nr.419, datë 14.4.2011, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat, si më poshtë vijon:
1. Pika 1 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“1. Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit t ë mos jetë më i madh se 1,000,000 lekë.”.
2. Pika 2 shfuqizohet.
3. Në pikën 4, pas paragrafit të parë shtohet paragrafi i dytë, me këtë përmbajtje:
“Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 (tetë milionë) lekë vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 (një milion) lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit.”.
4. Paragrafi i fundit, i pikës 6, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.”.

Ndryshimet

Me ndryshimet e reja në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, përcaktohet mekanizmi për shpërndarjen e kësteve dhe si do merret ai për trashëgimtarët por dhe për kategoritë parësore. Për të gjithë ata që kanë për të marrë deri në 1 milion lekë të reja lekët do të jepen me një këst. Për ata trashëgimtarë që kanë më shumë se 1 milion lekë për të marrë secili, atëherë do të paguhen me këste. Kushti është që kësti total për familjet e trashëgimtarëve të mos jetë më i lartë se 1 milion lekë. Kjo do të thotë se 4 trashëgimtarë të një ish të dënuari politik, nuk mund të përfitojnë më shumë se 250 mijë lekë të reja për secilin këst. Në bazë të buxhetit vjetor të vënë në dispozicion, fondi i dëmshpërblimit të ish-të dënuarve politikë nga regjimi komunist do të ndahet në mënyrë proporcionale për të gjithë përfituesit, me kusht që kësti i dëmshpërblimit të mos jetë më i madh se 1 000 000 lekë. Për të gjitha subjektet përfituese parësore, kur vlera totale e dëmshpërblimit është mbi 8 000 000 lekë, do të vijohet me pagesën e këstit pasardhës deri në shpërndarjen e plotë të shumës së miratuar. Në rast se vlera totale e miratuar për të gjithë përfituesit është deri në 1 000 000 lekë, shpërndarja e dëmshpërblimit do të kryhet me një këst të vetëm, pavarësisht fazës në të cilën ndodhet shpërndarja e dëmshpërblimit. Me kryerjen e pagesës së dëmshpërblimit, për të gjithë përfituesit, brenda këstit më të ulët, fillon pagesa e këstit pasardhës. Ky mekanizëm do të përsëritet deri në shpërndarjen e plotë të shumës së dëmshpërblimit.

Radha e dhënies së dëmshpërblimit

Në rastin kur e drejta e përfitimit të dëmshpërblimit financiar përfundon me mbylljen e rrethit të familjarëve që nuk jetojnë. Në kuptim të këtij ligji, me familjarë deri tani nënkuptohen, pavarësisht nga rregullime të tjera ligjore, vetëm pasardhësit direkte: bashkëshortja, fëmija, fëmijët, vëllezërit dhe motrat. Më parë, në radhën e përfituesve ishin listuar edhe nipërit dhe mbesat e ish-të përndjekurve që nuk janë gjallë.

Skema

Që nga viti 2007, kur u miratua e deri më sot, ligji për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë ka funksionuar përmes një skeme pagesash, e cila ndante një fond vjetor në masën 70 për qind për ish-të dënuarit dhe 30 për qind për pasardhësit e tyre apo trashëgimtarët. Por, edhe pse në thelb kjo formë pagesash, e cila dedikonte 8 këste për çdo individ  është një skemë e pranueshme, ajo nuk ka funksionuar për shkak të vonesave të krijuara  nga qeveritë, vonesa këto herë të qëllimshme e herë të justifikuara me pamjaftueshmëri fondesh. Kjo problematikë ka ngjallur herë pas herë edhe revoltën e përfaqësuesve të shoqatave që mbrojnë këtë kategori, duke i detyruar këta të fundit të ndërmarrin protesta, greva e madje akte ekstreme vetëflijimi. Por, tashmë kur kanë kaluar 12 vjet dhe dinamika e ngjarjeve ka ndryshuar; kur një pjesë e madhe e ish-të dënuarve e kanë lënë këtë jetë dhe trashëgimtarët ende janë në pritje të kësteve të para

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet