Të mbrojmë veten dhe të afërmit nga koronavirusi

Koço Kokëdhima

Italia fqinje është në alarm pas dy vdekjeve dhe mbi 100 të prekurve nga koronavirusi. Rajonet në veri janë izoluar dhe rreziku për Shqipërinë është më afër se kurrë. Por të mos krijojmë panik dhe as të mbetemi indiferentë.
Të kujdesimi për veten dhe të afërmit tanë dhe të mos presim çdo gjë nga strukturat inekzistuese qeveritare.
Nuk jam specialist i fushës, ndaj po citoj këshillat parësore të mjekëve infeksionistë për të reduktuar rrezikun e infektimit.
Së pari, nevojitet larja e shpeshtë e duarve ose përdorimi i solucioneve me alkool.
Përdorimi i maskave apo shamisë për të mbuluar hundën e gojën.
Shmangia sa më shumë e kontakteve me persona që kanë simptoma të gripit apo të rrufës.
Ushqimet duhet të ziejnë shumë mirë gjatë përgatitjes.
Rekomandohet shmangia e kontaktit me kafshët e gjalla, pasi edhe këto të fundit mund të jenë një burim i transmetimit të virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet