Të kthejmë demokracinë funksionale të Shqipërisë

Vladimir Lulaj

‘Dialogu politik të bëhet në parlament-artikulojnë disa ambasadorë të akredituar në Tiranë. Partia ‘Zgjidhja’ thotë: “Parlamenti, të nderuar miq ndërkombëtarë, nuk ka pse të jetë ‘arena e luftës politike’ midis partive-shtet, sepse pushteti shtetëror legjislativ është ‘shtëpia e shenjtë’, ku miratohen ligjet organikë të nevojshëm për funksionalitetin e shtetit ligjor. ‘Dialogu në Parlament ndihmon për të pasur një imazh pozitiv të vendit’-na mësojnë ndërkombëtarët.. Dakord, miq dashamirës, u përgjigjet partia “Zgjidhja”. Keni të drejtë, por thelbi nuk është imazhi tani, kur Republika në Shqipëri ka 11 vite që ka rënë, por përmbajtja funksionale e shtetit të munguar ligjor. Dialogu në parlament nuk është axhendë e pushteteve të përkohshëm politikë, por imperativ kategorik për funksionalitetin e shtetit. Nëse “dialogu politik” konsiderohet teatër për pushtet politik, kjo dëmton interesin e përgjithshëm. Në Shqipëri, për 28 vite rresht, nuk ka funksionuar shteti ligjor, por vetëm shteti politik destruktiv, që përdor si skllav pushtetet shtetërore, të kapur dhe keqpërdorur nga partitë-shtet.

Pa u ndarë njëherë e pëgjithmonë partitë politike nga shteti ligjor, kurrë nuk do të kemi stabilitet strategjik në të gjitha drejtimet, sepse dihet dhe pranohet nga gjithë politologët e botës, se partitë politike nuk mund të konceptohen dhe përdoren si “shtet brenda shtetit”, ose si mafia partiake që komandon shtetin ligjor. Zëdhënësi i grupit të partisë së Merkelit, z. Florian Hanh, në intervistën e dhënë më datë 27 shkurt 2019 për “Deutsche Welle”, deklaroi se: “Zgjedhjet e reja nuk janë zgjidhje, jo bojkotit dhe dhunës nga opozita”. Ky opinion nuk mban parasysh situatën reale në të cilën gjendet Shqipëria, ku nuk ekziston as Republika, por as deputetët e popullit. Sipas konceptit filozofik dhe juridik, deputetët zgjidhen nga populli dhe e përfaqësojnë atë dhe jo subjektet politike, që, për fat të keq, i kundërvihen shtetit ligjor.. Sikur 55 deputetët e “opozitës politike” PD-LSI ta ndjenin veten sadopak “deputetë të popullit”, atëherë kurrë nuk do të guxonin të “digjnin” mandatet nga pikëpamja proceduriale me vendime politike të pushteteve të deleguar partiakë, siç ka ndodhur.

Si një nga drejtuesit e partisë “Zgjidhja” druhem të artikuloj idenë, aspak paragjykuese, se demokracia shqiptare është e brishtë dhe ka nevojë për ndihmesën strategjike të faktorit vendimarrës ndërkombëtar në kuptim të realizimit të demokracisë reale. Sigurisht, referuar thënies klasike të perandorit të filoziofisë botërore, Hegelit: “Çdo popull meriton qeverisjen që ka”, por si e meriton populli shqiptar keqqeverisjen antipopullore këto 28 vite, kur asnjëherë nuk i është dhënë e drejta të votojë i lirë dhe i pavarur nga partite-kuçedra? Si mund të heshtin përfaqësuesit kryesorë të OSBE-së në Shqipëri, sikur gjoja në Tiranë ende nuk ka rënë Republika, kur ajo është rrëzuar nga marrëveshja antikushtetuese Berisha-Rama më 21 prill 2008? Kush nga ndërkombëtarët ka mbështetur, në vendet e tyre, rrëshqitjen nga sistemi politik republikan drejt sistemit despotik, siç ka ndodhur me Shqipërinë pas ndryshimit të 11 neneve kushtetuese, brenda gjysëm ore; që sanksionuan shndërrimin e kryeministrit llogaridhënës në “Luigji i 14-të i Shqipërisë’, duke e bërë ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kryeministrin ekzistues Rama “mbret jollogaridhënës, ose despot pa kurorë”? Populli shqiptar do të meritonte despotët, mbretërit pa kurorë, ose qeverisjet barbare, destruktive dhe antipopullore të triadës PS-PD-LSI, sikur ligji elektoral të parashikonte një Komision Qendror të Zgjedhjeve krejt të pavarur nga forcat politike, të cilat konkurojnë për pushtet politik të deleguar nga sovrani popull.

Por ka 28 vite që pushtetet jollogaridhënëse të partive-shtet emërojnë KQZ-në, nuk lejojnë organizimin e zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, madje organizojnë, numërojnë, vjedhin, blejnë, shesin dhe grabisin votat e elektoratit, duke vendosur rezultatin jo siç e delegon populli, por siç e dëshirojnë partitë –shtet destruktive. Asnjë vend në kontinentin Europian nuk ka votuar dhe as ka pranuar të miratojë sistemin elektoral proporcional të pakorrektuar nga sistemi proporcional kombëtar. Vetë sistemi elektoral D’hond në Monarkinë Konstitucionale të Spanjës, privilegjon “partitë e mëdha”, por atje KQZ-ja nuk është partiake, si në Shqipëri, por shtetërore. Në Spanjë, për sistemin proporcional rajonal janë vendosur në dispozicion 350 karrike deputetësh, nga gjithsej 450 që ka ‘dhoma e deputetëve të popullit’; kurse 100 karrike parlamentare shpërndahem sipas sistemit proporcional kombëtar dhe procedurës konkuruese, sipas të cilës përfitojnë deputetë të gjitha subjektet konkuruese, që në rang kombëtar kanë fituar votbesimin e 3% të censusit të përgjithshëm elektoral.

Por në Shqipëri nuk ekziston korrektimi sipas konceptit proporcional kombëtar, pra kemi të bëjmë me kundërvënie të pushteteve politike ndaj verdiktit elektoral të popullit. Pse harrohet ky fakt?. Si mundet të mos kuptoni se PS, PD dhe LSI, këto tre parti të vjetra, destruktive dhe antipopullore, e kanë kryer misionin e tyre dhe tashmë nuk duhet të ekzistojnë më, sepse nuk përpiqen t’i shërbejnë, por duan ta sundojnë arbitrarisht popullin? Partia “Zgjidhja”, ku janë grupuar intelektualët dhe rinia avangarde dhe moderne e kombit mbart në vetvete shpëtimin e demokracisë reale. Programi dhe altermativa e shtetit të munguar juridik dhe e mirëqënies së përgjithshme popullore që mbart në vetvete ‘Zgjidhja’ dhe kryetari i saj, Koço Kokëdhima, synon dhe do të luftojë që populli të votojë në mënyrë plebishitare për rikthimin e Republikës, votës së lirë dhe të barabartë, shtetit të munguar ligjor si dhe kundër partive-shtet, PS-PD-LSI, që kanë marrë peng demokracinë shqiptare. *Nënkryetar i partisë ZGJIDHJA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet