A do të jetë Sokol Balla pjesë e “Top Channel”? Televizioni: Ja e vërteta

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Televizioni “Top Channel” ka reaguar lidhur me lajmet që qarkulluan në media për largimin e Sokol Ballës nga posti i drejtorit të Informacionit në këtë televizion.

Në lajmet e fundit të TCH saktësohet se Balla largohet vetëm nga detyra e drejtorit të Informacionit, por do të vijojë të drejtojë programin “Top Story”.

“Sokol Balla largohet nga detyra e drejtorit të Informacionit të Top Channel. Gazetari Endri Xhafo do të jetë i komanduar në këtë detyrë për një periudhë të pacaktuar kohore ende. Ndërkohë, Sokol Balla do të vazhdojë të drejtojë programin e tij Top Story si zakonisht nga e hëna në të enjte në orën 21:00,” thuhet në lajmin e TCH.

Më herët ish-kryeministri Berisha ka reaguar më herët duke e quajtur Ballën një tjetër kurban të Edi Ramës, e duke paralajmëruar të tjera largime.