A do të jetë Sadiku golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares?

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Armando Sadiku është padyshim njeriu i momentit në kombëtaren shqiptare. Me dopietën ndaj Turqisë, numri “10” e konfirmoi si një ndër “gjahtarët më të mirë” të golit që kanë luajtur vitet e fundit me kuqezinjtë. Me dy golat Sadiku parakaoloi në renditje Igli Taren dhe Sokol Kushtën që kanë realizuar 10 gola.

Një tjetër sfidë personale del tashmë përballë sulmuesit, të thyejë rekordin e golashënuesit më të mirë në historinë e Shqipërisë.

Aktualisht këtë rekord e mban Erion Bogdani me 18 gola, ndërkohë që Sadiku numëron 11. Megjithatë sulmuesi i ka të gjitha mundësitë të thyejë këtë rekord, duke marrë parasysh që është 26 vjeç.

Po aq sa Sadiku kanë realizuar Hamdi Salihi dhe Altin Rakli, ndërkohë që para tij janë tre futbollistë por që kanë luajtur më shumë ndeshje, Ervin Skela me 13, Alban Bushi me 14, dhe sigurisht Bogdani me 18.