Të izoluar nga koronavirusi, tani ceremonitë mortore transmetohen online

Koronavirusi ka detyruar shumë qytetarë europianë të qëndrojnë të izoluar, kjo për të zvogëluar sa më shumë mundësinë e përhapjes së virusit. Vetëm në pak muaj Covit-19 ka infektuar me qindra mijëra persona dhe duket se vatrat e nxehta janë Italia dhe Spanja.

Mijëra jetë janë humbur në Itali si shkak I koronavirusit dhe për shkak të izolimit arkmortet e të vdekurve janë përcjell në banesën e fundit nga kamionë të ushtrisë. Familjarët nuk kanë mundur as t’ju japin lamtumirën të afërmëve të tyre.

Ndërsa një vend tjetër europian po ecën me hapin e kohës. Mësohet se në Austri zyrat e funeraleve po ofrojnë shërbimin e transmetimit të ceremonive mortore online.

Kjo pasi qeveria ka vendosur të kufizojë tubimet e njerëzve dhe udhëtimet në përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

Që nga e premtja e kaluar, kompania private Himmelblau, është bërë e para që ofron një transmetim live të shërbimeve të saj, pa pagesë.

Funerali i parë i transmetuar online, u regjistrua të hënën. Kompania, ka kryer deri më tani, gjashtë ceremoni të tilla gjithsej.

Dhe janë të shumtë, klientët që interesohen për mundësinë e ndjekjes së ceremonisë së lamtumirës së një personi të dashur të tyre, online.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet