Të gjithë në këmbë! FIFA mban një minutë heshtje për Fadil Vokrrin

Një minutë heshtje është mbajtur sot në FIFA për Fadil Vokrrin.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror nderoi me një minutë heshtje të gjithë anëtarët e shquar të komunitetit të futbollit që janë ndarë nga jeta në vitin e fundit.

Mes figurave që u nderuan ishte edhe ish-kreu i ndjerë i Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri.

Në fjalën e hapjes të Kongresit të FIFA-s, presidenti Xhani Infantino ka ftuar të pranishmit të nderonin me një minutë heshtje të gjithë ata që i ishin ndarë nga jeta në këtë vit.

Në ekranin gjigant në sallë u shfaqën me radhë fotot e këtyre personaliteteve të shquara, mes të cilave edhe fotografia e Vokrrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet