Të gjitha takimet e presidentëve të SHBA me kundërshtarët më të “çmendur”

Lajmi tingëllonte shpërthyes bërthamor, kur Shefi i Shërbimit sekret të Koresë së Jugut, Chung Eui-yong bëri të ditur se Donald Trump është dakord që të takohet me udhëheqësin koreanoverior, Kim Jong-un. Presioni i SHBA, tha ai, vendosi që Jong-un të bie dakord rreth denuklearizimit të vendit të tij, se më nuk do të bëjë prova,dhe se ka mirëkuptim për ushtrimet ushtarake të Koresë së Jugut me SHBA. Takimi në Washington dhe Phenian, me siguri me ndërmjetësimin e Seulit, do të zhvillohet në muajin prill. Bisedimet gjithmonë kanë qenë më të mira se luftërat dhe konfliktet, por sa do të jetë ky një rrëfim me përfundim të lumtur, mbetet për t’u parë. Në veçanti kur kemi të bëjmë me dikë si Trumpi nga njëra anë, dhe diktatorin e kalibrit siç është Jong-un nga ana tjetër. Mirëpo, historia kujton disa takime të presidentëve amerikanë dhe njerëzve nga kreu i shtetit të SHBA, me armiqë politik dhe ideologjik, diktatorë, kriminelë, me raste komunist dhe liderë të së majtës së kombeve të ndryshme.

Ishte viti 1972 kur Richard Nixon arriti suksesin e tij më të madh në politikën e jashtme, me vizitën shtatëditore tek lideri revolucionar kinez, Maou Zedong në Peking, pas 25 vjet moskomunikimi të SHBA dhe RP të Kinës. Pas shumë kohësh, Henry Kissinger zbuloi se e mashtroi Nixonin në rrugën drejtë Pekingut. Në kohën kur avioni ishte me autopilot, Kissinger lëvizi dhe u ulë në pjesën e përparme të avionit, për të qenë Amerikani i parë i cili pas aq shumë viteve, zyrtarisht futet në Kinë, përkatësisht në hapsirën ajrore kineze. Nixon këtë kurrë nuk ja ka fal.

Nga fundi i vitit 1974, presidenti i asaj kohe, Gerald Ford udhëtoi në një vizitë dyditore në Vladivostok, tek Sekretari i parë i BRSS, Leonid Brezhnjev, për tu dakorduar rreth zgjerimit të kontrollit të armatimit bërthamor në mes SHBA dhe BRSS.

Presidenti i Uzbekistanit, Islam Karimov në marsin e vitit 2002 ka vizituar George W. Bush në Shtëpinë e Bardhë

ku firmosën dhe deklaratën për përparimin e agjencive të sigurisë në Uzbekistan. Ndryshe, Karimov ishte presidenti i përjetshëm i Uzbekistanit. Nga viti 1989 ishte sekretar i PK të Uzbekistanit, nga 24 marsi i vitit 1990 ishte president i Republikës Socialiste Sovjetike Uzbeke, nga 1 shtatori i vitit 1991 ishte president i Uzbekistanit të pavarur dhe ka ngelur në këtë post deri në ditën e vdekjes, 2 shtator 2016. Me këtë rast nuk ka ngurruar as të keqtrajtoj disidentët në vendin e tij as të masakroi protestuesit.

Presidenti George H. W. Bush, ose Bushi i vjetër, me presidentin e ndjerë të Venezuelës, Hugo Chavezo është takuar në shkurtin e vitit 2001, në pallatin presidencial në Caracas. Ishte ky një takim vetëm një muaj pasi Bush i ri u bë president i SHBA prej nga buronte edhe kurioziteti i takimit. Chavez e akuzonte Bushin e  ri se ka provokuar grusht shtet në Venezuelë, e quajti “djall” mu në mes të godinës së OKB, nga foltorja, e Bushi i ri e quajti Chavezin “diktator”.

Rrëfimet mbi takimet e zyrtarëve më të lartë amerikanë me diktatorin e ndjerë irakenë, Sadam Husein, nuk kanë ndaluar kurrë. Kështu, në vitin 1983, për vizitë tek Sadam Husein udhëtoi I dërguari i posaçëm i Ronald Regan, 51-vjeçari Donald Rumsfeld. Fjala ishte për të ndihmuar në luftë me Iranin. Shumë vjet më pas, Rumsfeld ishte njëri prej personave më luftarak në administratëe Bushit të ri.

Në vitin 2011, në skandalin Cablegate, ka rrjedhë edhe informacioni se më 14 gusht të vitit 2009 në Tripoli, senatori republikan nga Arizona, John Mccain i ka ofruar ndihmë konkrete ushtarake Muamar Gadafit. Në Tripoli, MCcain bisedoi me Gadafin për ndihmën ushtarake, bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ndërsa bashkëpunimin e SHBA dhe Libisë i ka përshkruar si të “shkëlqyera”.

Vendi ku SHBA më së shumëti shkatërroi ndikimin sovjetik ishte Afganistani. Ishte viti 1983 kur në Zyrën ovale, Ronald Reagan takoi përfaqësuesit e muxhahedinëve afganë. Ajo që sot njihet si “fake news”, thuhet  më pas se këta njerëz në takim me Reaganin janë quajtur talibanë, që është e pakuptimtë, sepse talibanët janë krijuar vetëm dhjetë vjet më pas. Por fakt është se disa prej këtyre forcave të muxhahedinëve që në vitet ’80-të kanë luftuar kundër Ushtrisë së Kuqe në Afganistan dhe të cilat Reagan i ka armatosur dhe aftësuar përmes Pakistanit, më vonë janë bërë talibanë. Muxhahedinët tjerë kanë luftuar talibanët në një territor të vogël në veri të Afganistanët.


Nixon është takuar me Fidel Castron, në prillin e viti 1959. Në Washington, vetëm tre muaj pasi forcat kryengritëse të Castros rrëzuan në Kubë diktaturën e Fulgencio Batistës. Nixon në atë kohë ishte Zv/president, ndërsa ndërhyrja u bë me qëllim të shuarjes së zjarrit, pas refuzimit që presidenti  Dwight Eisenhower bëri për të takuar Castron, dhe në vend të këtij takimi, në mënyrë demonstrative shkoi të luante golf.


Kështu kaluan më shumë se 57 vjet, dhe Barack Obama në marsin e vitit 2016 shkoi në Havanë ku u takua me vëllaun e Fidelit, Raul Castro. Takimi ishte shumë i përzemërt, shkuan së bashku në një lojë bejzbolli.

Të tjera

Ku po shkojmë?

Nga Koço Kokëdhima Fondi Monetar Ndërkombëtar ishte mjaft i ashpër dhe kritik në raportin e parë të programit të post…

Abissnet