×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Të ecësh në natyrë, ja cilat janë benefitet

Ecja në natyrë e bën trurin tonë kreativ dhe na bën të ndjehemi më të lumtur. Shumica e mjekëve dhe neurologëve e vërtetojnë këtë gjë.

Neurologu José Angel Obeso, drejtor i Qendrës Integrale të Neuroshkencave në Madrid (Spanjë) tregon se puna e tij e përditshme në spitale dhe kontakti i tij me njerëzit që vuajnë nga depresioni e kanë bërë të kuptojë se sa terapeutike është të përshkruani “një orë ecje në ditë”.

Armiku më i madh i trurit është rutina

Të bësh të njëjtat gjëra çdo ditë na bën të biem në një lloj depresioni dhe dekurajimi të pashmangshëm. Pak nga pak, truri ynë bëhet më i ngadaltë.

Vëmendja jonë nuk është më e njëjtë sepse, në realitet, nuk kemi stimuj të rinj për t’u përqëndruar.

Rutina ndikon tek humori dhe, rrjedhimisht, ndikon ndjeshëm në tru, duke bërë më pak konesione neuronale, më pak sinapsa.

Ditë pas dite, truri vepron në një mënyrë të automatizuar. Nuk ka më momente kënaqësie dhe kreativiteti, duke u drejtuar nga udhëzime të përcaktuara, njësoj si do të funksiononte çdo kompjuter i programuar. Kjo gjë sjell një rrezik shumë të lartë për shëndetin tonë emocional dhe fizik. Sipas doktor José Angel, ata që jetojnë në qytete të mëdha të rrethuar nga ndotja dhe doza të larta stresi, janë të rrezikuar nga truri automatik.

Ecja, një akt i çlirimit personal

Kur ecni, truri nuk shqetësohet për asgjë. Ecja ju ndihmon të merrni një dozë shtesë të oksigjenit nga ajrit i pastër i natyrës.

Kur ecim lobi frontal i trurit, i cili ka të bëjë me krijimtarinë dhe humorin, fillon të stimulohet.

Mjekët ju inkurajojnë të ecni çdo ditë për të paktën gjysmë ore. Shkoni në park, në male, në plazh. Do të shihni sesi, gjatë javëve, keni përmirësuar shëndetin tuaj fizik dhe emocional. Ecja është shumë më e mirë se një qetësues apo disa vitamina. Mos dysho!

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *