Të duartrokasim për aktorët, për Teatrin!

Nga Igli Kananllari

Nëse të gjitha tentativat ligjore dhe paqësore dështojnë. Askush nuk duhet ta çojë nëpër mend as mbylljen në Teatër as sakrificën vetiake. Askush nuk duhet të dalë nga niveli i kulturës që është treguar deri më sot. Për çdo tullë dhe çdo mur që bie duhet të ketë duartrokitje, jo për atë që s’do bëjë dot më teatri, por për çdo gjë që ka bërë. Për çdo kollos që ka nxjerrë. Besoj se duhet duartrokitur vdekja e shpresës që kishte mbetur për konkurrencën e lirë. Duhet duartrokitur vdekja e dëgjesës dhe e mençurisë tek autoritetet. Duhet duartrokitur edhe vdekja e shprehimisë së shpirtit të lirë. Duhet duartrokitur edhe vdekja e Demokracisë së brishtë shqiptare. Duhet duartrokitur për Mirush Kabashin që i ra botës vërdallë kur shqiptarët po masakroheshin dhe inspiroi një komb të tërë për të mbrojtur të pafajshmit drejtësisht. Duhet duartrokitur për bac Reshatin që rrëngjeth mishin kudo që shkel.

Duhet duartrokitur për Robert Ndrenikën që detyrën e vetë e ka kryer dhe nuk i pritet te vij të mbrojë teatrin në këtë moshë të thyer. Ai detyrën e vetë e kreu, i dha këtij kombi buzëqeshje në ditët e tij më të zeza diktatoriale.

Duhet duartrokitur për ata që janë dhe ata që s’janë më, për ata që mundën edhe ata që s’mundën. Duhet duartrokitur për ata që thanë “Prishe!” edhe ata që thanë “Ruaje!” Duhet duartrokitur mbi të gjitha për politikanët shqiptarë të këtyre 27 viteve edhe për vizionin e tyre shkatërrimtar. Janë këta që meritojnë duartrokitjet më të forta se e kanë nevojë. Barkboshësia e tyre është mishëruar nëpërmjet pangopësisë me shkatërrimin e çdo vlere ne çdo skaj të Shqipërisë.

Të gjithë duhet të paraqiten me buqeta me lule për t’i lënë përpara kryeministrisë, me parullat “Këtu u vra Demokracia shqiptare!”, “Këtu rilindi Diktatura!” E gjithë kjo duhet të bëhet ‘live’ në mediat sociale (meqënese edhe mediat kanë dhënë shpirt) dhe me komentim anglisht që bota ta marrë vesh se kush është Edi Rama dhe qeveria shqiptare dhe cilët janë artistët shqiptar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Enklava apo komuna?

Emilie Fort Pothuajse një vit më parë, kur shkëmbeva disa email-e, me një profesoreshë në Beograd, unë theksova përdorimin e…

Abissnet