Të djathtët emërojnë Weber-in. Kush është gjermani që synon kreun e Parlamentit Evropian?

Manfred Weber është kandidati i zgjedhur nga koalicioni i madh i partive të djathta në Evropë, për të zëvendësuar Jean-Claude Juncker në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Kësisoj, anëtari 46-vjeçar i Parlamentit Europian, po përforcon pozitat për t’u bërë president i ardhshëm i Komisionit Europian.

Politikani gjerman Weber, mposhti në një votim në kongresin e PPE-së në Helsiniki, ish-kryeministrin finlandez Alex Stubbin.

Weber e ka përqendruar fushatën e tij rreth mburojës së modelit social të bllokut nga trazirat gjeopolitike, krijimin e vendeve të punës, dhe ruajtjen e vlerave të krishtera.

Kandidati gjerman mori 80 për qind të votave, duke siguruar 492 vota nga 619 në total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet