×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

‘Të disiplinohen hyrjet në kufi’, apeli i epidemiologut: Një muaj pa humbje jete, a përfundoi pandemia?

Erion Dasho

Për të gjetur humbjen e fundit të jetë nga COVID, duhet “udhëtuar” pas në kohë në 26 qershor. Madje dhe në katër javët që paraprinë 26 qershorin, numri i vdekjeve nga COVID ishte 9 të tilla, ku asnjë ditë nuk kishte patur më shumë se 1 humbje jete dhe ditë të tëra e kishin zero këtë parametër tragjik.

Sidoqoftë, situata nuk është pa zile alarmi. Numri i rasteve ditore është rritur ndjeshëm. Gjatë dy javëshit të fundit, numri i rasteve të diagnostikuar ka qenë 248, më shumë se trefishi i dy javëshit paraardhës (74) dhe i atij përpara (69).

Në këto kushte, dy pyetjet më të rëndësishme janë:
Sa rrezikon Shqipëria?
Çfarë masash duhen marrë?

Së pari, nuk ka dyshim se në vend qarkullon varianti delta. Fakti që ai nuk po përhapet për të shkaktuar valën e radhës (sikundër po ndodh në pothuajse çdo vend europian) lidhet me imunitetin natyral të grupit që shqiptarët tashmë e kanë arritur. Janë rreth 2 milion shqiptarë që kanë kaluar COVID-in dhe janë imunë kundër tij dhe kjo shifër përbën rreth 72% të krejt popullatës shqiptare. Për paralelizëm vetëm 22% e popullatës kanë marrë dy doza vaksine, ku dihet se pjesa dërrmuese kanë marrë vaksinën CoronaVac, me efektivitet të dyshimtë.

PRA, KEMI 72% TË POPULLSISË TË IMUNIZUAR NË RRUGË NATYRORE DHE 22% TË IMUNIZUAR NËPËRMJET VAKSINËS.

Për të kuptuar rolin e vaksinës kineze në parandalimin e COVID, mjafton të shohim Kilin. Ky vend ka vaksinuar mbi 73% të popullatës me dy doza (mbi 90% e vaksinave të përdorura janë ato kineze, CoronaVac). Rezultati është një epidemi që nuk ka të ndalur dhe një numër ditor prej dhjetëra vdekjesh, të cilat herë pas here i kalojnë 150 apo 200 humbje jete ditore!

Pra është e qartë se imunizimi i 22% të popullatës me vaksinën kineze nuk ka rol, përderisa nuk ka patur rol as në Kili ku mbulesa vaksinale është disafish më e lartë.

Nëse Shqipëria e ka arritur imunitetin e grupit, si shpjegohet rritja e rasteve në dy javët e fundit?

Rritja e rasteve lidhet me rastet e importuara të COVID-it dhe penetrimin e infeksionit midis popullatës prej 20 deri 30% që ende nuk është e imunizuar në mënyrë natyrore. Personat e infektuar që vijnë prej vendeve me përhapje shumë më të lartë të infeksionit se Shqipëria bien në kontakt me personat në “xhepat” e paimunizuar dhe shkaktojnë vatra të infeksionit, si ato që janë shfaqur ditët e fundit.

Sa rrezikojnë këto raste të kthehen në një “valë” të re të sëmundjes?

Kësaj pyetjeje nuk mund t’i jepet një përgjigje përfundimtare, pasi në botë nuk ka asnjë rast të ngjashëm me Shqipërinë që ta ketë arritur imunitetin e grupit në mënyrë natyrore. Për këtë arsye, mund të hidhen vetëm hipoteza.

Fakti që që deri tani virusi delta nuk ka arritur të shkaktojë valë, numri i rasteve ka aritur maksimumi në 30-40 dhe përqindja e testeve pozitive luhatet rreth 1%, është shumë pozitiv.

Një shpjegim i mundshëm (madje më i besueshmi për mendimin tim) është se imuniteti natyror i grupit mbron nga përhapja e infeksionit më tepër se imuniteti artificial (nëpërmjet vaksinimit). Ndryshe nuk ka si shpjegohet që vendet europiane janë të gjitha duke përjetuar valë të reja të epidemisë, megjithëse janë të imunizuar nëpërmjet vaksinave, kurse Shqipëria jo.

Sidoqoftë, interpretimi i mësipërm mbetet ende një hipotezë. Derisa kjo hipotezë të vërtetohet ose nga të dhënat epidemiologjike, ose nga ato eksperimentale duhet kujdes në këto drejtime:

Së pari, disiplinimi i hyrjeve në kufi. Çdo personi që hyn në Shqipëri duhet t’i kërkohet rezultat testi negativ, certifikatë vaksinimi ose certifikatë mjeksore si person që ka kaluar COVID-in.
Së dyti, menaxhimi i kujdesshëm i rasteve aktive duke garantuar izolimin e pacientëve dhe gjurmimin e kontakteve. Kjo duhet bërë për sa kohë numri i rasteve është akoma i menaxhueshëm (raste aktive janë rreth 250 dhe rastet ditore luhaten midis 30 dhe 40).
Së treti, garantimi i të paktën një doze të një vaksine të sigurt për të gjithë qytetarët para stinës së virozave 2021-22. Qytetarët nuk i besojnë vaksinës CoronaVac dhe e vetmja mënyrë për të garantuar mbulesë të kënaqshme vaksinale është t’u ofrohen atyre vaksina cilësore si Pfizer, Moderna apo Astra Zeneca.

Shqiptarët sot kanë imunitet natyror ndaj SARS-CoV-2, të fituar me çmimin e dhimbshëm të mbi 15 mijë vdekjeve të shkaktuara nga COVID. Derisa të garantohemi se ky imunitet është afatgjatë dhe ofron mbrojtje ndaj varianteve të virusit, kujdesi duhet të jetë maksimal.

Sidomos disiplinimi i hyrjeve në kufi dhe vaksinimi me vaksina të sigurta para vjeshtës duhet të jenë objektivat madhorë të ministrisë dhe komitetit të ekspertëve.

Koha për veprim është tani!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Me shpejtësi deri në 157 km/h, iu hiqet patenta 25 shoferëve, arrestohen 9. Qindra gjoba në 24 orët e fundit

Publikuar më 19.09.2021
Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha a...

Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore nacionale, në zonat bregdetare, në zonat urbane e akset që lidhin njësitë administrative, duke përdorur radarë, dronë e patrulla të lëvizshme, të pajisura me automjete, të pauniformuara, kamera e aparate fotografike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Si rezultat i kontrolleve me […]

Lexo më shumë

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Kosova regjistron 10 viktima me koronavirus

Publikuar më 19.09.2021
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regji...

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të dielën janë regjistruar 10 viktima me koronavirus. Sipas Ministrisë, në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 173 persona të infektuar me këtë virus, pas testimit të 5.798 mostrave. Këto shifra nënkuptojnë se 2.9 për qind e personave të testuar kanë rezultuar pozitivë. Sipas autoriteteve 2.261 persona janë […]

Lexo më shumë

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Dy ngjarje të rënda brenda 10 minutave në Tiranë, humbin jetën dy persona

Publikuar më 19.09.2021
Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pas...

Dy persona kanë humbur jetën në kryeqytet këtë të dielë, pasi kanë rënë nga lartësia. Ngjarjet kanë ndodhur në harkun kohor të 10 minutave nga njëra-tjetra. Sipas policisë, në rrugën “Mustafa Maçi”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi L. K., 65 vjeç. Ndërsa në […]

Lexo më shumë

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Vështirësohet gjetja e minatorit në Bulqizë, shembje tjetër në thellësinë 450 metër të minierës

Publikuar më 19.09.2021
Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit ...

Është rikthyer në pikën zero puna për gjetjen e 61-vjeçarit Muharrem Plaku i cili ka mbetur i bllokuar në një nga galeritë e zonës D në minierën e Bulqizës. Burime nga grupi i kërkim shpëtimit bëjnë të ditur se gjatë mbrëmjes së djeshme ka pasur një tjetër shembje masive në thellësinë 450 metra të minierës, […]

Lexo më shumë

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Inskenoi djegien e tij në Pukë, por u gjet gjallë, del fotoja e Pecorellit i maskuar

Publikuar më 19.09.2021
Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorell...

Është publikuar fotoja e biznesmenit Italian Davide Pecorelli i gjetur në një ishull në Itali 8 muaj pasi inskenoi djegien e tij brenda një makine në një fshat të Pukës. Në këtë foto shihet se si ai ishte maskuar në mënyrë që të mos njihej. Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën […]

Lexo më shumë

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

“Jam polic”, arrestohet një 26 vjeçar në Tiranë që kundërshtoi Blutë e kryeqytetit. Në pranga 10 të tjerë për vepra të ndryshme

Publikuar më 19.09.2021
Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombi...

Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës në Kombinat. I arrestuari mësohet se është K. B. Ky person ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Gjatë kontrollit të çantës së dorës iu gjetën dhe iu sekuestruan sende me vlerë të dyshuara të vjedhura. Gjithashtu, ky shtetas në momentin e ndalimit është prezantuar […]

Lexo më shumë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Ndahet nga jeta në moshë të re Ilir Dashi, ish-aktori, ish-biznesmeni, ish-politikani, prej më shumë se një viti jetonte në Afrikë

Publikuar më 19.09.2021
Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e fil...

Ndahet nga jeta Ilir Dashi. Karrierën e tij fillimisht e filloi si aktor filmash, e vazhdoi si biznesmen me përfaqësinë e kompanisë Orbit, dhe hoqi dorë prej saj pasi mori një ftesë nga LSI për të qenë përfaqësues i kësaj force politike, së cilës, i shërbeu në disa detyra të rëndësishme shtetërore, që nga kryetar […]

Lexo më shumë

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

“Fillimisht kisha pak frikë ku do më çojnë”, ‘Zogu i Tiranës’ rrëfen jetën në burg: Kam qenë me 1000 burra, dikush më jepte fruta dhe dikush tjetër …

Publikuar më 19.09.2021
Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tir...

Hermes Nikaj, i njohur në botën e televizionit si Zogu i Tiranës, ka folur për herë të parë, pas arrestimit si i përfshirë në një rrjet prostitucioni. Ai ka folur për OraNews, lidhur me eksperiencën që kaloi në burg, ku sipas tij, të burgosurit e kanë mbajtur në “pëllëmbë të dorës”. “Fillimisht e kisha pak […]

Lexo më shumë