Të burgosurit në Itali do të flasin me familjarët në Skype, 2588 janë shqiptarë

Ministria italiane e Drejtësisë ka menduar një formë të re komunikimi mes të burgosurve dhe familjarëve të tyre. Ata kanë vendosur të përfshijnë teknologjinë për të lehtësuar komunikimin.

Tani më ata po bëjnë të mundur që të përdorin aplikacionin Skype që të burgosurit të flasin me fëmijët, bashkëshorten dhe prindërit e tyre. Ministria e Drejtësisë në Itali ka menduar t’i lërë të burgosurit të përdorin këtë aplikacion 6 herë në muaj, nga 1 orë bisedë.

Kjo formë e komunikimi është menduar për fëmijët që kanë prindërit në burg e me të cilët mund të kenë kontakte më të shpeshta audio vizuale. Kjo risi i përket dhe shtetasve shqiptarë që vuajnë dënimin e tyre në burgjet italiane.

Deri më 31 janar 2019, janë 2588 të burgosur shqiptarë, komunikimi me Skype do t’u lehtësojë atyre të kontaktojnë më të shpesh me familjarët e tyre në Shqipëri.

Nga aspekti procedurial takimet përmes Skype do të realizohen përmes autorizimeve e kontrolleve përkatëse siç bëhet në rastet e takimeve fizike me të dënuarit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet