Taulant Xhaka bëhet baba për herë të parë

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Taulant Xhaka, është bërë baba për herë të parë ditën e sotme. Partnerja e tij, Arbnora, ka sjellë në jetë një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Klevis.

Xhaka ka publikuar në “Instagram” foton e parë të vogëlushit, për ta prezantuar me gjithë botën. “Mirë se erdhe në botë engjëlli im i vogël. Mami dhe babi të duan në pafundësi. Klevis Xhaka”, ka shkruar futbollisti në postimin e tij.

View this post on Instagram

Welcome to the world my little angel!💙👼🏻 Mom and Dad love you endlessy.♥️Klevis Xhaka @__arbnoraaaaaa__

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on

Menjëherë pas publikimit të fotos së parë ai ka marrë mesazhe të shumta urimi nga miqtë dhe të afërmit e tij. Edhe bashkëshortja e vëllait të Taulantit, Granitit, është shprehur shumë e lumtur që familjes Xhaka i është bashkuar një pjesëtar i ri.

Leonita ka publikuar në “Instastory” foton e familjes së re dhe përkrah saj ka shkruar: “Mirë se erdhe në botë Klevis Xhaka. Ne të duam shumë dhe mezi po presim të të njohim. Jemi krenar për ju”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet