Tatimet, kontroll klubeve shqiptare në prag të zgjedhjeve në FSHF

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se ka ndërmarrë një kontroll mbi një numër të madh klubesh futbolli, pjesëmarrëse në të gjitha kategoritë në Shqipëri.

Kontrolli daton nga data 22 janar, deri më 7 shkurt, datë që përkon edhe me zgjedhjet në federatë. Kontrollit do t’i nënshtrohen edhe shoqatat sportive dhe klube të Kategorisë së Parë e të Dytë, të gjithë anëtarë me të drejtë vote në FSHF.

Në Shqipëri është e ditur që shumë klube e subjekte janë borxhli ndaj shtetit. Sipas një raporti të vitit të kaluar të DPT, thuajse 30% e klubeve shqiptare të Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë, kanë borxhe tek tatimet.

Kjo lëvizje vjen në një kohë që pritet të zgjidhet kreu i ri i FSHF, ku në garë janë kreu aktual Armando Duka dhe deputeti i PS Bashkim Fino.