Tashmë është zyrtare, Ostende merr vendimin për Sindrit Gurin

“E njohim mirë se kush është, pasi të realizosh 27 gola në Shqipëri në një vit, tregon se di të shënosh”. Me këto fjalë drejtori sportiv i Ostendes, Hugo Bros bën me dije se Sindrit Guri do të vazhdojë të qëndrojë te klubi belg dhe se i duhet edhe pak kohë.

Megjithëse ai nuk po kalon një moment të mirë, drejtuesit e Ostendes janë të bindur në aftësitë e sulmuesit shkodran dhe me ardhjen e Tom De Suter në skuadër, duket se për Gurin nuk ndryshon gjë. Pak ditë më parë, mediat belge raportonin se me ardhjen e tij, me shumë gjasa Guri largohet por ka qenë vetë drejtori sportiv ai që e ka hedhur poshtë këtë tezë.

Bros shprehet se në skuadër ka vend për 4 sulmuesa dhe asnjëri mes Gurit, Sakalës dhe Zivkoviç nuk ka nevojë të largohet për t’i lënë vend De Suterit. Ai është i bindur se Guri do të tregojë veten e tij me kalimin e kohës.

“Asnjë sulmues nuk duhet të largohet për të bërë hapësirë për Tomin, por do të jemi me katër sulmues. E di që Guri shënoi vetëm një gol, por i japim atij edhe pak kohë. E njohim mirë se kush është, pasi të realizosh 27 gola në Shqipëri në një vit, tregon se di të shënosh shënosh”, u shpreh Bros. /Vipsport/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet