×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tarifat e reja të ujit, ERRU miraton metodologjinë e re, paralajmërohet rritja e çmimit

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) ka miratuar metodologjinë e re e cila do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave. Referuar dokumentit të bërë publik nga ky institucion i cili ka hyrë në fuqi qysh këtë muaj, ndërmarrjet do të duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Sipas metodologjisë së re përcaktohen saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra sesi bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh.

Konkretisht ERRU ka sqaruar shoqëritë UK deri tani në aplikimin e tyre për tarifa pranë tij kanë synuar kryesisht mbulimin deri në 100% të kostove të operim mirëmbajtjes.

“Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar që të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave dhe të pricipalit të huave apo kredive të financuara nga donantorët e huaj. Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1 vjeçare” thuhet në shpjegimin e Entit për metodologjinë.

Enti ka pranuar se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave nga ERRU. Por ndër reshta shihet qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale ndaj rritja e tyre është e pashmangshme.

“Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” si pjesë e kësaj metodologjie kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5 Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm dhe për ujërat e ndotura.

Nga ana tjetër, referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga buxheti i shtetit dhe donatoreve të huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve” thuhet në dokument.

I njëjti saktëson se aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave, do të kontribuojë mjaft për rinovimin e aseteve me anë te përfshirjes në kostot të komponentit të amortizimit duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura.

“Përdorimi i metodologjisë se rishikuar do të mundësoje gjithashtu edhe në mbulimin pjesërisht ose plotësisht të nevojave për investime të aseteve për zgjerimin e shërbimeve në zonën e shërbimit.

Duke pasur parasysh gjendjen dhe specifikat e sektorit e të shoqërive UK që operojnë në të, metodologjia e rishikuar e vendosjes së tarifave supozon ende edhe përdorimin e metodologjisë së mëparshme “Kosto Plus” për shoqëritë që ende nuk propozojnë të mbulojnë mbi 100% të kostove O&M. Për shoqëritë e tjera do të përdoret metodologjia e re e “Çmimit Tavan”, e cila domosdoshmerisht është e bazuar në një Plan Biznesi 5 Vjeçar të shoqërisë UK” vlerëson Enti.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit dhe justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve dhe vëllimet e shërbimit.

“Shoqëria ka të drejtë të propozojë tarifa fikse dhe volumetrike për shërbimet e furnizimit me ujë, kanalizimeve dhe të trajtimit të ujrave të ndotura. Nëse propozohet tarifë fikse, kostot e pranuara operacionale ndahen midis tarifës fikse (deri ne 30%*) dhe tarifës volumetrike (jo më pak se 70%).

Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara oparcionale por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se sa të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji” thuhet në metodologji./Monitor

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Prindërit e marinarëve akuzojnë Rusinë: Operacion sekret për nxjerrjen e kufomave nga ‘Moskva’ e fundosur

Publikuar më 26.05.2022
Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbl...

Shërbimi Sekret Rus po flet për një operacion sekret për mbledhjen e kufomave nga kryqëzori “Moskva”, i cili u mbyt më 14 prill kur u sulmua nga ukrainasit. Kjo luftëanije konsiderohej si krenari detare e Rusisë. Në fakt, prindërit e marinarëve të zhdukur të anijes së Flotës së Detit të Zi deklarojnë hapur se rusët […]

Lexo më shumë

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Finalja e Tiranës, Rama: Shqipëria la përshtypje fantastike në sytë e Europës

Publikuar më 26.05.2022
Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi R...

Disa orë pas finales së Conference League kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një falenderim për të gjithë ata që kanë kontribuar që gjithçka të shkonte mirë. “Mirëmëngjes dhe me falenderimin e përzemërt për të gjithë ata që i dhanë jetë eurombrëmjes së djeshme të Shqipërisë, si edhe me krenarinë për përshtypjet fantastike […]

Lexo më shumë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Ukraina: Ushtarët rusë kanë rrëmbyer 230 mijë fëmijë

Publikuar më 26.05.2022
Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas ...

Forcat ruse kanë rrëmbyer të paktën 230,000 fëmijë ukrainas që nga fillimi i pushtimit të vendit më 24 shkurt, tha këshilltari i misionit të përhershëm ukrainas në OKB, Sergiy Dvornyk, gjatë një debati të mbajtur dje në selinë e OKB-së për mbrojtjen e civilëve në konflikte të armatosura. “Rrëmbimi i të paktën 230,000 fëmijëve ukrainas, […]

Lexo më shumë

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Vritet me thikë përpara shtëpisë në Itali, nëna e dy fëmijëve të mitur

Publikuar më 26.05.2022
Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashka...

Brunilda Halla, 37 vjeçe, shqiptare, e martuar me një bashkatdhetar dhe nënë e dy fëmijëve, ishte viktimë e goditjes me thikë të ndodhur dje në Vittoria. Gruaja u qëllua me thikë para shtëpisë së saj dhe me forcat e fundit arriti të futet deri brenda shtëpisë. Kur ndihma mbërriti, ajo pothuajse kishte dhënë shpirt. Në […]

Lexo më shumë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Merr flakë në ecje autobusi në autostradën Fier-Vlorë

Publikuar më 26.05.2022
Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. M...

Një autobus ka marrë flakë në ecje autostradën Fier-Vlorë. Mësohet se autobusi merrte punëtorët nga Cakrani dhe ka marrë flakë në Novoselë. Sipas dëshmive të pasagjerëve, u dëgjuan shperthime. Ata janë detyruar të zbresin, fatmirësisht në kohë, pasi nuk ka të lënduar. Autobusi është mjet privat i një fasonerie.

Lexo më shumë

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Roma feston gjithë natën për fitoren, Roterdami përfshihet nga dhuna e holandezëve të zhgënjyer

Publikuar më 26.05.2022
Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe ...

Ndeshja e Conference League në Tiranë la pa gjumë Romën dhe Roterdamin. Pas fitores, në Romë, tifozët pritën deri në 5 të mëngjesit që të mbërrinte ekipi dhe të festonin me ta ndërsa tifozët holandezë ishin të revoltuar dhe shkaktuan trazira në Roterdam. Policia ndërhyri menjëherë dhe janë arrestuar 72 persona.  Ndeshja doli me rezultatin […]

Lexo më shumë

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Nga ‘I nderuari Edi Rama”, tek ‘Edi’, analiza e REL: Si u ngroh raporti Rama-Vuçiç

Publikuar më 26.05.2022
Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kësht...

Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Prej përplasjeve që patën gjatë takimit të parë zyrtar në Beograd, në vitin 2014, për shkak të statusit të Kosovës, është arritur deri aty që Vuçiç, […]

Lexo më shumë

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Rrëfimi i Françesko Tottit: Nuk është hera e parë në Tiranë, kam qenë kalimthi, jo si turist

Publikuar më 25.05.2022
Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një inte...

Ish-kapiteni i Romës, Francesco Totti, ka dhënë sot një intervistë ekskluzive me gazetarin e sportit, Endi Tufa. Francesco si ju duket kjo finale këtu në Tiranë? E shoh shumë të bukur këtë finale, gjithmonë është e bukur kjo ndeshej pasi vjen pas shumë ndeshjeve të luajtura në sezon dhe të mbërrish deri këtu do të […]

Lexo më shumë