Është ditë e Diel. Me tufa me lule dhe me gëzim si para viteve ’90-të ashtu edhe në vitin 2022.
Tabloja në përmbajtje është e njëjtë edhe pse modelet e festimit janë disi më ndryshe. Duket sikur çdo gjë shkon vaj si në vitet 1970 edhe në 2022. E njohur si Festa e punëtorëve të gjithë rendin të festojnë.
Të gjithë rendin të bëjnë dreka me plot ushqim dhe pije.
Po çfarë festojmë ne shqiptarët e vitit 2022?
Kjo është një pyetje që përgjigjja e së cilës shpalos problematika të shumta.
Ne festojmë mungesën e sindikalizmit dhe sindikatave.
Ne festojmë mungesën e të drejtave të punëtorëve dhe punonjësve.
Ne festojmë liritë e munguara të specialistëve dhe punëtorëve.
Ne festojmë “shtypjen” primitive të punonjësve nga dora e shtetit ku mësuesit, mjekët dhe gjithë administrata publike janë kthyer në robër të bindur.
Ne festojmë konkurset fiktive në administratën publike.
Ne festojmë mungesën e sistemit të karrierës ku Drejtor mund të bëhet edhe një i sapodiplomuar nga shkolla me asnjë ditë punë.
Ne festojmë humbjen tonë, dështimin tonë…
E megjithatë përsëri vrapojmë të dyndemi mirë e mirë me raki dhe mish për të festuar 1 Majin.
Këtë ditë që është edhe dita e dështimit tonë.
Leave a Reply