×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tani lajmet edhe mund t’i dëgjoni, zbuloni risitë e aplikacionit shqiptar Zëri (FOTO)

Pjesë e ekipit të Zëri janë ekspertë të fushës të cilët punojnë në Shqipëri dhe Evropë nga zhvillues softueri, specialistë marketingut dhe dizajner UI/UX tek ekspertë me teknologji si machine learning dhe inteligjencë artificiale.

Filloi dy vite më parë si një nevojë, aplikacioni Zëri është ai shërbim i cili ju mundëson të dëgjoni lajme nëse nuk keni mundësi ti lexoni. Startupi pas këtij aplikacioni u themelua nga dy inxhinierë softueri, Festim Peposhi dhe Klodian Zyberi dhe krijoi aplikacionin Zëri cili vihet në shërbim të mediave online, kompaniveë e programimit, studentëve të huaj, platformave e-learning dhe çdo kush tjetër të cilët kanë nevojë të kthejnë një tekst në audio.

Pjesë e ekipit të Zëri janë ekspertë të fushës të cilët punojnë në Shqipëri dhe Evropë nga zhvillues softueri, specialistë marketingut dhe dizajner UI/UX tek ekspertë me teknologji si machine learning dhe inteligjencë artificiale.

Për PCWorld.al, startupi Zëri tha se “aktualisht kemi një zë të qëndrueshëm dhe të dëgjueshëm i cili mund të përdoret dhe integrohet në shërbime ekzistuese falë integrimit të thjeshtë qe kemi mundësuar dhe API. Një shërbim tjetër është dhe artikuj zanor, i cili mund të përdoret nga mediat online duke ju ofruar vizitorëve të tyre mundësinë e të dëgjuarit të artikullit apo lajmit në audio.”

Integrimi është shumë i thjeshtë, pa nevojë të aftësive për të programuar, mjaftojnë të verifikojnë domainin e tyre tek zëri, të integrojnë në faqen e tyre një meta-tag dhe script të jashtëm dhe çdo artikull i publikuar do të kthehet në audio dhe lexuesit e vizitorët do të mund ta dëgjojnë në audio. Media online, duke përdorur këtë shërbim, ju japin mundësi lexuesve që lajmin ose artikullin te kenë mundësi ta dëgjojnë, duke e bere me te aksesueshëm për personat qe janë në lëvizje, qe kane probleme me shikimin apo përqendrimin. Kompanitë e programimit apo programuesit mund të përdorin shërbimin e zëri si pjesë integruese të një sistemi ekzistues apo të ofrimit të një shërbimi i cili mungon në tregun shqiptar.

Platformat e-learning mund tu ofrojnë përdoruesve të tyre mundësinë e dëgjimit të një leksioni në audio. Studimet tregojnë që studentët e kanë më të thjeshtë për të mësuar kur ata kombinojnë  një tekst me pamje grafike dhe me pjesë audio. Studentët e huaj të cilët mësojnë dhe studiojnë gjuhën Shqipe mund të përdorin shërbimin e zërit që të dëgjojnë në shqip pjesë teksti duke ju mundësuar atyre një shqiptim më të mirë të asaj çfarë po mësojnë. Zëri mund të përdoret edhe nga studentët shqiptarë, duke ju mundësuar që një leksion apo një tekst që lidhet me studimet e tyre të mund ta dëgjojnë qoftë edhe në lëvizje.

Si funksionon aplikacioni Zëri?

Përdorimi teknologjisë me të fundit si machine learning dhe inteligjencë artificiale të cilët na mundësojnë të gjenerimin në audio të një teksti të dhënë (text to speech). Teksti përpunohet dhe  kthehet në një gjuhë të njohur për kompjuterin, konvertohet në audio dhe më pas është aplikimi i intonacionit dhe shpejtësisë së zërit, duke mundësuar që të kemi një produkt final, një zë i dëgjueshëm dhe i kuptueshëm dhe shumë afër asaj çfarë ne flasim. Përdorimi i machine learning lejon që zëri të mësojë dhe të aftësohet më tutje gjatë përdorimit të vazhdueshëm, ndaj është gjithmonë e në përmirësim e sipër.

Në planet e startupit dhe aplikacionit Zëri janë që algoritmin aktual të zërit të përmirësohet më shumë duke pasur një zë akoma më të afërt më një zë natyral shqip. Gjithashtu ekipi pas Zëri po punon me një korrigjues që e quajnë Korrektori, një shërbim i cili mungon në Shqipëri.

Korrektori do të jetë ne gjendje që të korrigjojë gjatë shkrimit në shqip dhe duke dhënë dhe sugjerime. Do të jetë si funksion shtese i zërit, por sigurisht do të këtë dhe shtojca Chrome dhe Firefox, të cilët do të mund të instalohen në shfletuesit përkatës dhe do korrigjojnë tekstin që ju do shkruani në çdo faqe që jeni, qofte Google Documents, kur shkruani një email apo dhe kur ju duhet të shkruani diçka në shqip, pavarësisht se në cilin ndodheni.

Përpos korrektorit, dhe Tekstit në Audio, Zëri planifikon që të ofroj dhe një shërbim tjetër, Audio në Tekst, duke mundësuar transkriptim të një audio në tekst dhe duke u ardhur në ndihmë një pjese tjetër të përdoruesve me aftësi të veçanta në të dëgjuar që të mund të lexojnë atë çfarë thuhet në një audio, apo duke shfaqur titrat në një konferencë apo event që mund të mbahet. /PCWorld.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Facebook/ A është “perandoria e së keqes”? – Zbulesa, sprova, ndërprerje dhe lojëra me fuqinë

Facebook/ A është “perandoria e së keqes”? – Zbulesa, sprova, ndërprerje dhe lojëra me fuqinë

Publikuar më 13.10.2021
Ndërsa Facebook po sulmohet gjithnjë e më shumë për arsyet e...

Ndërsa Facebook po sulmohet gjithnjë e më shumë për arsyet e gabuara që përballen me të gjitha llojet e akuzave për praktika të dëmshme dhe të rrezikshme publikisht, ne ngremë disa pyetje kryesore në lidhje me dramën në vazhdim. Në përpjekje për të kuptuar saktësisht se çfarë është në rrezik pas “sprovave” të shumë-diskutuara të […]

Lexo më shumë

NASA përgatit mision të vërtetë ‘Armageddon’ për të larguar asteroidin nga Toka

NASA përgatit mision të vërtetë ‘Armageddon’ për të larguar asteroidin nga Toka

Publikuar më 08.10.2021
Ky asteroid nuk është një kërcënim për Tokën, por për NASA -...

Ky asteroid nuk është një kërcënim për Tokën, por për NASA -n është një mundësi e mirë për të mësuar se si mund të merret me objekte që janë shumë më të rrezikshme. Pak a shumë, shumica e njerëzve e kanë parë filmin “Armageddon” dhe ata me siguri do të kenë thënë se “mirë, këto […]

Lexo më shumë

“Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme”, Mark Zuckerberg reagon pas akuzave të ish-menaxheres së Facebook

“Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme”, Mark Zuckerberg reagon pas akuzave të ish-menaxheres së Facebook

Publikuar më 06.10.2021
Një ish-punonjëse e Facebook deklaroi përpara ligjvënësve am...

Një ish-punonjëse e Facebook deklaroi përpara ligjvënësve amerikanë se faqet dhe aplikacionet e kompanisë dëmtojnë fëmijët nxisin ndarjen dhe dobësojnë demokracinë në Shtetet e Bashkuara. Ish menaxherja Frances Haugen, e cila tashmë po bashkëpunon me autoritetet lëshoi akuza të rënda ndaj kompanisë gjatë një seance dëgjimore në Capitol Hill. “Kompania fsheh qëllimisht informacione të rëndësishme nga […]

Lexo më shumë

Facebook/ Zuckerberg kërkon falje për kolapsin prej 7 miliardë dollarësh

Facebook/ Zuckerberg kërkon falje për kolapsin prej 7 miliardë dollarësh

Publikuar më 05.10.2021
Pas rënies erdhi falja. Facebook, aplikacionet e të cilit u ...

Pas rënies erdhi falja. Facebook, aplikacionet e të cilit u mbytën dje ​​për gjashtë orë, duke shkaktuar dëme të mëdha në kompani, por edhe tallje dhe komente ironike nga përdoruesit, bëri që Mark Zuckerberg, themeluesi i platformës, sot të përpiqej të rregullojë situatën. Facebook pësoi një goditje me 7 miliardë dollarë në asete personale, sipas […]

Lexo më shumë

Pa rrjete sociale prej dy orësh, Facebook bën reagimin e parë

Pa rrjete sociale prej dy orësh, Facebook bën reagimin e parë

Publikuar më 04.10.2021
Ndërsa disa ndërprerje të Facebook, Instagram dhe WhatsApp p...

Ndërsa disa ndërprerje të Facebook, Instagram dhe WhatsApp prekin vetëm rajone të caktuara gjeografike, shërbimet janë në rënie sot në mbarë botën. Kjo përfshin Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar, Brazilin, Kuvajtin, Europën dhe më gjerë. Sipas DownDetector, problemet filluan rreth orës 16:44 BST (11:44 ET) dhe po prekin të gjithë përdoruesit. Deri në orën […]

Lexo më shumë

Skanuesi i venave, pajisja mjekësore e çmuar që i vjen në ndihmë stafit mjekësor

Skanuesi i venave, pajisja mjekësore e çmuar që i vjen në ndihmë stafit mjekësor

Publikuar më 30.09.2021
Ermand Mertenika Skanuesi i venave është një pajisje mjekëso...

Ermand Mertenika Skanuesi i venave është një pajisje mjekësore që me anë të dritës (diodës) Infra-red bën të mundur gjetjen në mënyrë të saktë të venës me të mirë dhe më të përshtatshme për të realizuar një injeksion, infuzion, vendojsen e kateterëve intra-venozë, vigonëve e të tjera procedura. Ai përdoret në qendrat spitalore, poliklinikat mjekësore […]

Lexo më shumë

Komisioni Europian propozon përdorimin e vetëm një karikuesi të përbashkët për pajisjet elektronike në dy vjet

Komisioni Europian propozon përdorimin e vetëm një karikuesi të përbashkët për pajisjet elektronike në dy vjet

Publikuar më 24.09.2021
Komisioni Europian paraqiti të enjten (23 shtator) një propo...

Komisioni Europian paraqiti të enjten (23 shtator) një propozim për të krijuar një karikues të vetëm për telefonat inteligjentë, tabletët dhe pajisjet e tjera për afro dy vjet. Propozimi përfshin dispozita për harmonizimin e kabllove të karikimit duke përdorur ‘USB Type C’ si pikë të përbashkët të pritjes dhe ‘USB PD’ nga ana e karikimit. […]

Lexo më shumë

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Hapësira X/ Katër “astroturistët” janë kthyer nga hapësira – Shihni pamjet nga ulja

Publikuar më 19.09.2021
Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me koh...

Anija kozmike SpaceX u ankorua mbrëmjen e së shtunës (me kohën lokale) në brigjet e Atlantikut, pas tre ditësh në hapësirë, duke shënuar misionin e parë të suksesshëm orbital në histori pa përfshirjen e ndonjë astronauti apo kozmonauti profesionist. Ulja u bë në kohën e caktuar, në orën 19:00 (bregu lindor i SHBA -së), sipas […]

Lexo më shumë