×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

“Tani as byrek nuk blejnë”, pandemia godet rëndë artizanët: Na mungojnë turistët për t’u shitur punimet

Artizanët nga vende të ndryshme të Shqipërisë u mblodhën sot në një panair në Pazarin e Ri.  Artizanët tregojnë se pandemia i ka goditur rëndë financat e tyre, sepse këtë vit mungojnë turistët dhe emigrantët që blinin punimet e tyre.

Lorena Resulaj

Tirana mirëpriti në edicionin e tretë disa nga artizanët e Shqipërisë, kontribuuesit më të mëdhenj në trashëgiminë materiale. Në Pazarin e Ri artizanët nga vende të ndryshme si Kruja, Shkodra, Tirana etj, ekspozuan disa nga punimet e tyre më të veçanta që ndër breza kanë tërhequr vëmendjen edhe të të huajve.

Kurioziteti ndaj këtyre punimeve është shtuar vitet e fundit, por artizanët e kanë të vështirë të gjejnë trashëgimtarët e profesionit të tyre. Të rinjtë nuk i vlerësojnë punimet me dorë aq sa duhen dhe ky mbetet një nga shqetësimet e problemet më të mëdha të artizanëve shqiptarë.

A.D nga Vau i Dejës që merret me punimin e mbulesave të tavolinës në tezgjah dhe qëndisjen e tyre, tregoi për “Shekulli”-n se këtë punë e ka pasur trashëgimi nga brezat e mëparshëm, ndërsa të rinjtë sot nuk kanë fare interes ndaj tyre, pavarësisht se ja vlen si punë për të jetuar mirë. Ajo tha se turistët janë më shumë të interesuar për punimet në tezgjah, kurse shqiptarët jo aq, për shkak edhe të mungesës së të ardhurave.

Artan Bilani nga qyteti i Shkodrës ekspozoi në panair punime të ndryshme druri, duke nisur nga fyejt, tek punimet e gdhendura në dru me personalizime sipas dëshirës. Artizani tregoi për “Shekulli”-n se ka 20 vite që merret me këtë punë, të cilën nuk e ka marrë si trashëgimi nga familja, por e ka mësuar për 4 vite në një shkollë profesionale.

Duke treguar proceset nëpër të cilat kalon puna e tij, ai shpjegoi se më e lehtë është prerja e drurit dhe djegia e tij për të gdhendur dedikimin, ndërsa më e vështirë është realizimi i enëve të kuzhinës. Me keqardhje ai tha se ka shumë dëshirë ta trashëgojë profesionin e tij tek dikush tjetër, por sot është e vështirë të gjesh dikë që ka dëshirë ta mësojë.

Qejf kemi ta trashëgojmë, por nuk duan shumë ta mësojnë. Me këtë punë ja vlen të merresh sa për të jetuar, nëse do të punosh, jeton mirë”, tha Artani.

Ndryshe nga artizanët e tjerë, Dorina Muhaj, kishte vendosur që në panair të sillte punime më të veçanta, duke u larguar nga tradita për teknikën e përdorur për to, por duke qëndruar brenda saj për tematikat që trajtonte. Dorina merrej me punimin e letrës dhe përmes tyre realizonte kostumet tradicionale shqiptare, modelet e të cilëve i kishte gjetur nga koleksioni i saj i pullave të postës.

Për kostumet tradicionale jam nisur nga pullat e postës, sepse i kam koleksionuar. Marr një koleksion të një viti me motivet e kostumeve popullore dhe përpiqem të punoj gjithë koleksionin. Këto punime i mbajnë shumë në zyrë, në ambientet e punës, ose i blejnë ata që jetojnë jashtë. Teknika që përdor quhet “quilling” dhe përpunohen filigranët e letrës, që në përgjithësi i pres vetë, ose i marr dhe të gatshme, por zakonisht nuk i gjej dot fiks. Këto punime i kam mësuar online, me tutorials”, tregoi Doriana për “Shekulli”-n.

Ajo tha se do të ishte bukur ta trashëgonte si profesion, por nëse do të kishte më shumë fitime nga puna e saj për ta zgjeruar si biznes, do të donte që të punësonte të tjerë dhe t’ua mësonte zanatin të rinjve që e kanë qejf dhe mund ta përdorin si një mjet për të jetuar.

Pandemia

Artizanët tregojnë se pandemia ka ndikuar shumë në punën e tyre, duke goditur financat. Ata thanë për “Shekulli”-n se 4 muajt e fundit kanë qenë shumë të dobët për sa i përket të ardhurave, për shkak të mungesës së turistëve, që janë klientët e tyre më të zakonshëm.

Sivjet vetëm të shesësh banane dhe byrek, por edhe byrek nuk blejnë. Më parë na blinin shumë turistët edhe emigrantët. Deri para pandemisë kemi qenë mirë të them të drejtën, por tani është shumë dobët për çdo gjë, jo vetëm për ne. E kam ndjerë më shumë këto kohë, që është sezoni se ne kemi më shumë punë për 3-4 muaj gjatë periudhës së verës dhe kur vijnë emigrantët”, tha Artan Bilani nga Shkodra.

Edhe Dorina Muhaj pohoi të njëjtën gjë. Ajo tregoi se më parë bashkëpunonte me disa dyqane në kryeqytet, ku shiste punimet e saj, por tashmë janë mbyllur për shkak të pandemisë.

Unë kam filluar punë në një vit shumë të vështirë, që nga tërmeti që la çdo familje shumë keq nga ana ekonomike, plus tani muajt e pandemisë. Megjithatë deri diku ja vlen si punë, pavarësisht se është e vështirë”, tha Muhaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktori i njohur

Publikuar më 15.09.2020
Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullov...

Është ndarë nga jeta aktori i njohur shqiptar, Adem Mikullovci. Lajmin për këtë ndarje nga jeta në moshën 81-vjeçare e ka dhënë deputeti Begjet Pacolli. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, deputeti i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të aktorit. Adem Mikullovci ka lindur në vitin 1939 në Vushtri të Kosovës. […]

Lexo më shumë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Gala, vajza e Robert Aliajt fiton “The Voice Kids” në Belgjikë

Publikuar më 12.09.2020
Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kid...

Gala, vajza e artistit Robert Aliaj ka fituar “The Voice Kids” në Belgjikë. Ajo performoi me dy këngë të Elton John, duke mahnitur jo vetëm jurinë por të gjithë ata që e ndoqën dhe duke fituar kështu çmimin e parë. Në mbrëmjen finale Gala performoi dy këngë të Elton John, ku ka mahnitur me zërin […]

Lexo më shumë

Një monografi për Pavlina Manin, artisten e dashur të publikut shqiptar  

Një monografi për Pavlina Manin, artisten e dashur të publikut shqiptar  

Publikuar më 08.09.2020
Gazetarja Anila Dushi ka sjell në treg monografinë për aktor...

Gazetarja Anila Dushi ka sjell në treg monografinë për aktoren e dashur të publikut shqiptar, Pavlina Manin. Shkrimtarja tregon për “Shekulli”-n se si lindi ideja për këtë libër, lidhjen e ngushtë që e ka shoqëruar ndër vite me aktoren dhe shpresën që lexuesi të pëlqejë këtë rrëfim Enida Vërça Aktorët bëhen pjesë e pandashme e […]

Lexo më shumë

Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Biri!

Humbi djalin në moshën 18-vjeçare, Flutura Açka i dedikon libër: Biri!

Publikuar më 05.09.2020
Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, ka njoftuar nëpërmjet një...

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka, ka njoftuar nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, se shumë shpjet pritet të publikojë librin e saj të radhës, kushtuar djalit që humbi jetën në moshën 18-vjeçare. Në këtë postim, shkrimtarja ka publikuar kopertinën e librit i titulluar ‘Biri’. Po ashtu ajo njofton se do të jetë në dorë të lexuesit […]

Lexo më shumë

Gala yll i skenave ndërkombëtare, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Gala yll i skenave ndërkombëtare, kalon në finalen e “The Voice” në Belgjikë

Publikuar më 05.09.2020
Gala, vajza Robert Aliajt ka kaluar në fazën finale të “The ...

Gala, vajza Robert Aliajt ka kaluar në fazën finale të “The Voice Kids” në Belgjikë. Ka qenë vetë Roberti i cili ka ndarë lajmin në rrjetin social ‘Instagram’, teksa ka ndarë një pjesë të performacës së saj. “Sapo ndodhi. Gala kaloi në finale. Ndiqeni perfomancën e saj të fundit dhe shumë falënderime për mbështetësit”, – […]

Lexo më shumë

Filmi francez hap debat të nxehtë, producentët dhe Netflix akuzohen për pedofili

Filmi francez hap debat të nxehtë, producentët dhe Netflix akuzohen për pedofili

Publikuar më 22.08.2020
Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një...

Reklama e Netflix për filmin francez “Cuties”, ku shihet një grup vajzash të vogla duke bërë “twerking”, ka provokuar shumë polemika në rrjetet sociale. “Amy është 11 vjeç dhe kërkon të bëhet pjesë e një grupi balerinash që kërcejnë në mënyrë sensuale. Ajo nis të eksplorojë veten dhe të sfidojë familjen e saj besimtare”, lexohet […]

Lexo më shumë

Pse francezët e adhurojnë Ismail Kadarenë!

Pse francezët e adhurojnë Ismail Kadarenë!

Publikuar më 19.08.2020
Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i...

Botuar në 1973 dhe 1988 pas shumë vitesh censurimi: “Dimri i vetmisë së madhe” dhe “Koncert në fund të dimrit”, nga shqiptari Ismail Kadare, tregojnë për tensionet që çuan në përballjen e Shqipërisë së vogël me BRSS-në dhe më pas me Kinën. Ato përbëjnë diptikun “Koha e grindjes”, një tablo mjeshtërore e jetës së përditshme […]

Lexo më shumë

Sukses i jashtëzakonshëm, aktorja shqiptare fiton çmimin e madh në festivalin ndërkombëtar të filmit

Sukses i jashtëzakonshëm, aktorja shqiptare fiton çmimin e madh në festivalin ndërkombëtar të filmit

Publikuar më 04.08.2020
Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka fituar çmimi...

Aktorja e njohur shqiptare, Adriana Matoshi, ka fituar çmimin e aktores më të mirë në konkursin Ndërkombëtar në Festivalin e Filmit “Fantaspoa” në Brazil për rolin e saj në filmin “Zana”. Shumë nga kritikët e kanë konsideruar rolin e saj në këtë film si më të mirin dhe prandaj juria e festivalit në Brazil e […]

Lexo më shumë