×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Tallja në kohë karantine

Koço Kokëdhima

Në kulmin e epidemisë së coronavirusit, me një popull të tërë të izoluar, pa punë dhe pa mjete jetese, elita e vjetër politike vijon agjendën e saj si në gjithë 23 vitet e shkuara. Sot shumica u mblodh për të zgjatur afatin e Komisionit Hetimor ndaj kreut të shtetit, në një kohë kur shteti ka kyçur dhe paralizuar gjithçka, ndërsa qindra-mijëra njerëz janë në kufijtë e urisë, pas tri javëve në izolim.

Elita e vjetër politike i mban ndezur konfliktet e sajuara politike për të larguar vëmendjen nga dhjetra problemet e rënda që po kalon vendi. Mbi 10 mijë shqiptarë janë ende të pastrehë, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019 dhe epidemia e coronavirusit i ka shtyrë projektet e Rindërtimit.

Qeveria u ka ofruar një kafshatë bukë qindra mijëra të ngujuarve të papunë për muajin prill, por ekonomia dhe jeta sociale nuk kanë asnjë ndihmë dhe shpresë për financim. Ekonomia reale e Shqipêrisë ka ngrirë dhe po shkon drejt rrënimit të plotë, financat e shqiptarëve janë në gjendje “shock”-u dhe po shkatërrohen. As kjo panoramë e zymtë nuk e ndalon talljen e partive të vjetra dhe ‘baballarëve të kombit’ me shqiptarët, siç kanë bërë prej vitit 1997, me marrëveshjet e tyre që kanë përmbysur sundimin e ligjit dhe pluralizmin.

Kacafytjet e tyre për pushtet na kujtojnë se marrëveshja apo lufta për të mbajtur a ndarë gjithçka mes tyre është e vetmja gjë që funksionon këtu. Popullit të zhveshur nga të gjitha pushtetet i vijnë fatkeqësi si nga marrëveshjet edhe nga lufta mes tyre. Rrënimi i vendit në të vërtetë nuk erdhi as nga tërmeti dhe as nga virusi COVID-19, por nga elita e vjetër politike. Pa demokratizuar Shqipërinë dhe pa larguar këtë elitë politike nuk kemi shpëtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Vlonjati says:

    Z. Koçi, po ju ku e fusni veten, te elita e vjeter apo e re? E di qe do e fshini komentin tim por s’ka gje, une bej punen si ushtar…

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Fenomeni i shëmtuar “Frrok Çupi”

Publikuar më 03.12.2020
Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri pre...

Nga: Egers Bardhi Më kujtohet shumë mirë se si njëri prej pedagogëve më këshilloi që të shmangia televizionin e mbi të gjitha emisionet politike si një burim informacioni për aktualitetin, duke i cilësuar ato si ndotje akustike, kakofoni, çorba partiake, promovim antivlerash e deformim i shtyllës kurrizore të diskursit politik. Fatëkeqsisht, si shumë herë të […]

Lexo më shumë

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Veton Surroi: Lajthitja e Këshillit Bashkiak të Kukësit, Gjici me deficit të thelluar intelektual!

Publikuar më 02.12.2020
Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarë...

Veton Surroi Me hapa të vendosur përpara drejt të së kaluarës Faulkneri, Kukësi dhe lajthitjet e së ardhmes 1. “E kaluara kurrë nuk është e vdekur. Madje, as që është e kaluar”. Mund të ndodhë që ndonjë lexues të më qortojë për përdorimin e sërishëm të këtij citati të William Faulknerit, por nëse kjo ndodh […]

Lexo më shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

E ka një ‘’bela’’ historia, të mëson shumë

Publikuar më 02.12.2020
Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë ...

Pirro Naçi Grekët dhe shqiptarët besojnë se dy popujt  janë historikisht armiq?! Ky opinion në një masë të gjerë njerëzish është pasaktësi ose injorim i historisë. Janë  opinione dhe pasaktësi ndoshta të  qëllimshme, ndoshta  edhe nga mungesa e njohjes së historisë. Ka një arsye të ‘’mirë’’ që njerëzit nuk merren me historinë: -Të mëson shumë-thotë […]

Lexo më shumë

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

S’ka Dibër të Madhe dhe të Vogël, por ka vetëm një Dibër!

Publikuar më 26.11.2020
Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut ...

Alban Daci Për herë të parë përmendet në hartën e Ptolemeut (shek.II e.r.) me emrin Deburus. Më 1502, njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek XIX, Dibra me afro 8 400 banorë dhe 250 dyqane, ishte një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike të tregut të brendshëm shqiptar. Në kohën e […]

Lexo më shumë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Sa shumë i kam dhënë këtij vendi, e kurrë, kurrë s’më ka dhënë asgjë

Publikuar më 23.11.2020
Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku...

Haris Vongli Si e dalë shëndoshë e mirë nga Covid-19, ku veç besimit tek fryma e shenjtë dhe miqtë e të afërmit, të fushës së mjeksisë a jo, besim të madh gjeta edhe tek vetja e shërbimi që i bëra instiktivisht vetes, si edhe duke lexuar shumë, me shpresë plot e sakrifica të panumërta, po […]

Lexo më shumë

Histeri publike kundër Bashës!

Histeri publike kundër Bashës!

Publikuar më 21.11.2020
Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktat...

Alban Daci Njerëz, nuk e kuptoni që po jetojmë në një diktaturë moderne dhe kjo ka emrin “Rilindje”. Reagimi thuajse publik i të gjithëve: institucioneve, mediave, pushtetit dhe një grupi qytetarësh kundër deklaratës së Bashës për numrin e viktimave, dëshmon qartë polarizimin maksimal të shoqërisë dhe kontrollin e saj nga pushteti në shërbim të pushtetit. […]

Lexo më shumë

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Ekrem Spahiu: Pse u krijua Legaliteti, 77 vite më parë?!

Publikuar më 20.11.2020
Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka...

Nga pikëpamja historike, Partia “Lëvizja e Legalitetit” e ka zanafillën që nga “Triumfi i Legalitetit”, më 24 dhjetor 1924, kur u rikthye legjimiteti i zgjedhjeve të dhjetorit 1923 të fituara nga Ahmet Zogu. Në kontekstin e Luftës së II Botërore, zogistët, përveçse kanë kontribuar drejtpërdrejt në luftë, janë përpjekur me të gjitha mënyrat për bashkimin […]

Lexo më shumë

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Kur avokatja e Bashës mbron krimin e Ramës te Teatri Kombëtar

Publikuar më 19.11.2020
Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Populli...

Arben Rrozhani Në 32 faqet e raportit të Avokatit të Popullit për shembjen banditeske të kompleksit të Teatrit Kombëtar, natën e 17 majit, dhe dhunën ndaj civilëve që pasoi aktin barbar, nuk gjen të përmendur në asnjë radhë fjalët “qeveri’, “bashki”, “Rama”, ‘Veliaj”, ndërsa fjala “terror” është fshehur, e përmendur vetëm një herë, në mes […]

Lexo më shumë