Talenti shqiptar i dhuron fitoren skuadrës angleze (VIDEO)

Publikuar më 13. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës Besart Celina ka shënuar një gol fantastik në minutën e 67’, në ndeshjen Ipsuiç-Lids.

21-vjeçari ka gjetur rrugën e rrjetën pas një goditje jashtë zonës duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij Ipsuiç, pjesë e Championship.

Talenti kosovar është huazuar te Ipsuiç nga Mançester Siti në fillim të sezonit.

Në këtë takim Lids ka luajtur me një futbollist më pak që nga minuta e 37 pasi Eunan O Kane u ndëshkua me karton të kuq.

Te Lids aktivizohet ish-sulmuesi i Partizanit, Kaleb Ekuban dhe sulmuesi me origjinë shqiptare, Egzan Alioski.