Taksa 100% e Kosovës ndaj Serbisë, dorëzohet Vuçiç

Gjatë një interviste Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka treguarës vendi i tij po has vështirësi përballë tarifimit 100% nga Kosova. Vuçiç është dukur i dorëzuar përballë betejës me shtetin kosovar.

“Jemi në një situatë ku nuk mund të luajmë shah me dikë që ka ndihmën e 10 spektatorëve, siç janë Gjermania, Britania e Madhe e Franca. Kur ke një kundërshtar të paparashikueshëm, përfundimisht ky është një problem”,-tha Vuçiç.

Gjatë intervistës Vuçiç tha se nuk mendon për luftë por dëshiron që të ruaj paqen me Kosovën.

“Nuk më pëlqen as ta përdor fjalën luftë. Shpresoj të ruajmë paqen. Jam i bindur më së miri se nga ana jonë do të arrijmë ta shmangim luftën. Duhet të vendosim komunikimin me NATO-n në mënyrë që të marrë përsipër detyrimet që të mos ketë prani të ushtrisë së Kosovës në veri”, tha presidenti i Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Komente

  1. Saimir says:

    Habitem pse nuk sigurojne nje dalje ne det nga Bosnja apo Mali i Zi dhe ti bajn teten

Të tjera

Abissnet