Takon të afërmin në burg, arrestohet nga policia

Një person i shpallur në kërkim, është arrestuar nga policia teksa takonte në burgun e Fierit një të afërmin e tij. Ndërkohë, sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Sakaq, në bazë të verifikimeve të kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit. Gjithashtu, Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë person dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Vija fatale e Ballkanit

Blerim Latifi Gjatë historisë, njerëzit në Ballkan kanë vuajtur nga një lloj fataliteti gjeopolitik. Ky fatalitet ka të bëjë me…

Abissnet