Takimi me Vuçiçin në Bruksel, Thaçi: Të detyruar për të arritur një marrëveshje

Ka përfunduar takimi në Bruksel midis shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherinit, Aleksandër Vuçiç dhe Hashim Thaçit. Ky takim u bë në kuadër të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pas përfundimit të takimit ka ardhur dhe një reagim i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai thekson se është rënë dakord për të arritur një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme midis dy vendeve.

Reagimi i plotë i Hashim Thaçit:  

“Sapo përfundova takimin dypalësh me përfaqësuesen e lartë për politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini. U pajtuam për dinamizmin e dialogut dhe arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në rrjetet sociale.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet