Takim urgjent/ Ministri teknik i Brendshëm me kreun e Shërbimit Informativ

Publikuar më 19. 06. 2017 nga Eno Shkëmbi

Ministri i Brendshëm teknik Dritan Demiraj ka takuar sot kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika. Opinion.al ka mësuar se takimi ka në qendër incidentet e ndodhura në fushatë ditët e fundit.

LSI ka akuzuar Policinë e Shtetit, që sipas saj i bindet urdhrave verbalë të Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Po sipas LSI, ministri i Brendshëm i PD-së duhet të reagojë për situatën elektorale, ku disa militantë janë dhunuar në fushatë.
Mësohet se Demiraj po kërkon informacion konfidencial nga shërbimi i inteligjencës për incidentet e fushatës dhe reagimin e policisë. /Opinion.al/