Tahiri ulet në “bankën” e të akuzuarve, ja kur do të jetë seanca e parë në gjyq

Gjykata e Krimeve të Rënda do të zhvillojë seancën e parë për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, më datë 21 Mars.

Prokuroria për Krime të Rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e Saimir Tahirit në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Për këtë çështje, nën akuzë janë vendosur edhe tre ish-zyrtarë policie, që të tre prej një viti në arrati.

Seanca tek Krimet e Rënda do drejtohet nga gjykatësja Miliana Muça.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet