Tahiri: Kjo çështje është jeta ime, nëse gjeni prova iki vet në burg

Xhentila Gjoshi 

Gjykata për Krime të Rënda pritet të japë vendimin përfundimtar ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, pasditen e sotme. Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët: Ardit Mustafaj (kryesues), Flora Haredinaj dhe Irena Gjoka.

Në Gjykatën për Krime të Rënda , është zhvilluar sot seanca ndaj ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Për rreth 2 orë, avokati mbrojtës i ish-drejtorit të Policisë Vlorë, Jaeld Çela ka bërë mbrojtjen duke kërkuar pafajësi për klientin e tij. Avokati Gentian Rumano, kundërshtoi akuzat e ngritura ndaj Çelës për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në ndihm2 të vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Ai u shpreh se Jaeld Çela nuk ka qenë funksionar në Policinë e Vlorës, gjatë kohës që janë kryer tre episode të trafikut të lëndës narkotike, për të cilat akuzohet edhe ish drejtori. I vetmi rast tha avokati që Jaeldi ka qenë në detyrë, është episodi i ndodhur më 09,05,2015, por edhe për këtë rast prokuroria nuk ka gjetur asnjë provë ndaj tij.

Saimir Tahiri 

Në përfundim të mbrojtjes së bërë nga avokati i Jaeld Çelës, ish-ministri replikoi me prokurorin e çështjes Dritan Prençi lidhur me referimet dhe denoncimet e bëra ndaj vëllezërve Habilaj. Gjithashtu, theksojmë se prokurori Prençi u shpreh se nuk ka marrë është email nga Gjergji Kohila, ku referonte të dhëna për kultivim droge nga vëllezërit Habilaj. “Nuk e di pse unë jam i pandehur bashkë me disa policë që kanë referuar Habilajt në prokurori”, është shprehur Tahiri në gjyq. Unë 4 vite të detyrës sime si ministër, unë paskam qenë ndihmësi i ndihmësit tim. Këto dy vitet e fundit unë kam dëgjuar vetëm një provë ndaj meje. Dhe ajo është që i kam shitur makinën një personin që nuk është as nën hetim, as i pandehur dhe që nuk ka lidhje për këto akuza. Ai është vëllai i dy vëllezërve që kanë bërë trafik droge, dhe për këtë unë duhet të mbaj përgjegjësi. Pra, pse duhet të mbaj unë përgjegjësi për vëllezërit e personit që i kam shitur makinën, kur ka të tjerë që nuk mbajnë përgjegjësi as për vëllanë e vet. Drejtësia është në dorën tuaj. Nëse gjeni një provë të vetme ndaj meje, unë iki vet në burg. Kjo çështje është vetë jeta ime”, është shprehur Tahiri para gjykatës. Ndërkohë, gjykata për Krime të Rënda është tërhequr për të dhënë vendimin përfundimtar rreth orës 16:00 të pasdites.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet