Tadiç: Vuçiç duhet të kërkoj falje!

Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiç për TV N1 përshëndeti vizitën e presidentit aktual Aleksandar Vuçiç në Zagreb, dhe nëse ftesa për Vuçiçin është e drejtë, kjo tha nuk duhet të diskutohet sepse ai është presidenti.

“Kur është fjala për kërkimfaljen të cilën Vuçiç vazhdon  të mos e kuptoj, problem është se si kroatët ashtu edhe boshnjakët e kërkojnë këtë gjë. Unë kam kërkuar falje. Dhe jam dakord me ish-kryeministren kroate, Jadranka Kosor se Vuçiç duhet të kërkoj personalisht falje, por jo si President i Serbisë. A do ta bëjë këtë gjë, kjo i takon atij. Si President i Serbisë, unë kam kërkuar falje”, tha Tadiç

Të tjera

Abissnet