A do ta shohim Hënën jeshile, në muajin prill ?! Përgjigjen e jep…

Hëna gjatë ekzistencës së saj ka pësuar shumë ndryshime, por kurrë nuk ishte e gjelbër.

Shumë njerëz në Twitter, vazhdojnë të jenë të  bindur se në muajin prill do të kemi mundësinë të shohim Hënën jeshile.

Pse njerëzit janë të bindur?! Arsyeja është se ditëve të fundit, ky ndryshim po qarkullon nëpër rrjetet sociale, ku theksohet se renditja e planeteve në sistemin diellor më 20 prill të këtij viti, do të jetë e tillë që nga Toka do të na duket se Hëna është e gjelbër.

Fenomeni i supozuar duhet të zgjasë 90 minuta dhe është i dukshëm çdo 420 vjet.

Këtu nuk ka asgjë të vërtetë, por fjala është për një shaka e cila shfaqet në rrjetet sociale për të tretin vit me radhë, shkruan “The Sun”.

Ndoshta vjen nga fakti, se përdoruesit e marijuanës, 20 prillin e ndërlidhin me luftën për legalizimin e kanabisit.

Të tjera

Abissnet