Surprizon moti! Ja si do të jetë sot dhe dy ditët në vijim

Publikuar më 16. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Ndryshe nga dita e djeshme, moti merr një tjetër drejtim. Ditën e sotme, koha do të jetë kryesisht e vranët me shira në gjithë vendin. Pjesa e parë e ditës do të ketë shira me intensitet mesatar në Veri-Qendër ndërsa gjatë pasdites pakësohen shirat në Veri – Qendër por shtohen në zonat Jugore.
Mbrëmja dhe gjatë natës do të ketë reshje të pakta shiu e dëborë në zonat malore. Temperaturat rriten lehtë në mëngjes por mbeten thuajse konstante gjatë mesditës duke ruajtur maksimumin 15-16°C.
Era mbetet problematike gjate paradites së sotme dhe të jetë me shpejtësi mesatarisht 12 m/s, por në momente të shkurtra shpejtësia e saj do arrijë edhe 21 m/s (rreth 75 km/h) ndërsa pjesa e dytë e së shtunës dobëson ndjeshëm erën deri ne 40 km/h (rreth 10 m/s).
E diel: Pjesa e parë e ditës mbetet me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në Veri – Qendër. Jugu mbetet kryesisht pa reshje deri pas mesditës kur reshje të pakta lokalizohen në zonat Jugore ndërsa pjesa tjetër e vendit kalon gradualisht në kushtet e motit të kthjellët.
Gjatë natës pritet mot kryesisht i kthjellët në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat rënie të ndjeshme në mëngjes e mesditë duke luhatur ekstremitetet termike të ditës nga -2 në 13°C.
E hënë dhe në vijim parashikohet mot i kthjellët por i ftohtë!! /Meteoalb