Surprizon mesfushori i Partizanit, kalon te rivalët e Skënderbeut

Publikuar më 11. 01. 2018 nga Eno Shkëmbi

Emiljano Vila do të jetë pjesë e Skënderbeut. Mesfushori i lënë jashtë listës së “Të Kuqve” ka arritur akordin me skuadrën korçare.

Nga nesër ai do të vihet në urdhrat e Ilir Dajës, që fiton një vlerë të shtuar në ekipin juglindor.

29-vjeçari u konsiderua i panevojshëm për vazhdimin e projektit pavarësisht se këtë sezon ka luajtur 14 ndeshje në kampionat.

Ndërkohë Skënderbeu ka rastin të shfrytëzojë shërbimet e një mesfushori me përvojë në kampionatin shqiptar, duke shtuar konkurrencën në repartin e mesfushës.