Supermjekja u ndalon seksin futbollistëve të Spartakut para ndeshjes me Liverpoolin (FOTO)

Publikuar më 06. 12. 2017 nga Jola Alimemaj

Victoria Gameeva, një kardiologe e trajnuar, ua ka ndaluar lojtarëve të Spartak Moskës që të bëjnë seks përpara ndeshjes.

Në një intervistë për mediat lokale, ajo tha: “Nga pikëpamja mjekësore seksi stimulon aftësinë për të punuar vetëm me gratë”.

“Në artet marciale ndodh që një atlet femër mund të luftojë vetëm pesë ose dhjetë minuta pas seksit dhe rezultatet e saj do të ishin më të mira.

“Por punon ndryshe për meshkujt. Ata duhet të shmangin seksin dy ose tre ditë para ndeshjes së futbollit. ”

Lojtarët e vizitojnë shpesh atë në klinikën e ekzaminimit fizik në Moskë.

Ajo përveç profesionit si kardiologe dhe diagnozë funksionale, merret shumë edhe me fitnes dhe modelim.

Kështu, ajo ka grumbulluar pothuajse 35,000 ndjekës në profilin e saj Instagram.