Supë pule, receta e gjyshes

Është vërtetuar edhe shkencërisht që supa e pulës ndihmon në shërimin e ftohjeve dhe rimëkëmbjen e të gjithë organizmit të njeriut.

 Përbërësit

2 l ujë
2 shpatulla ose kofshë pule
3 karrota 
3 pastinak 
1 qepë
gjethe magdanozi
makarona për supë
kripë dhe piper i zi
mëlmesa miks
Hapi 1

Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë, shtoni mishin e pulës sipas dëshirës.

Hapi 2

Derisa të ngrohet uji në tenxhere, grini karrotat dhe pastinakun në rrathë, ndërsa qepën në kubikë të vegjël.

Hapi 3
Perimet hidhini tek tenxherja me pulë dhe lërini të zihen të gjitha bashkë për të paktën një orë.
Hapi 4
Pas kësaj, mishin largojeni nga tenxherja dhe priteni në copa të vogla. Mishin kthejeni sërish në tenxhere.
Hapi 5
Shtoni edhe mëlmesat e dëshiruara, magdanozin e grirë imët e makaronat.
Hapi 6
Pas kësaj, supa duhet të ziejë edhe 15 minuta të tjera.
Hapi 7
Shërbejni të ngrohtë.

Ju bëftë mirë.

Të tjera

Leksioni i Studentëve

Nga Zef Bushati Përtej kryefjalës së këtyre ditëve “student” dhe përpjekjeve të kuptueshme për pronësimin politik të protestës, e cila…

Abissnet