Sulmohet statuja e Messi-t në Argjentinë, yllit të Barcelonës i “priten këmbët” (FOTO)

Foto 1 nga 2 Pas Para

Statuja e Leo Messi-t, që ndodhet në “Paseo de las Glorias” të Buenos Aires-it, është sulmuar për herë të dytë brenda vitit. Ngjarja ndodhi të dielën në mëngjes dhe këtë herë statujës i janë prerë këmbët. Ajo është ndërtuar nga kryebashkiaku i qytetit, Horasio Larreta, përgjatë fushatë për të bindur Mesin për t’u rikthyer në kombëtare, pas disfatës në finalen e Kupës së Amerikës në vitin 2016.
Herën e parë ndodhi në janar të këtij viti dhe pësoi dëme. “Paseo de las Glorias” është një vend publik, ku janë ngritur statujat e sportistëve kryesorë të Argjentinës, si e basketbollistit Manu Ginobili, ish-tenistëve Guillermo Vilas dhe Gabriela Sabatini, ish-lojtarit të rugby, Hugo Porta, ish-lojtarit të hokejit Luciana Aymar, kampionit të golfit, Roberto De Vicenzo, ish-boksierit Pascual Perez dhe ish-pilotit të Formula 1, Juan Manuel Fangio.

Të tjera

Abissnet