Sulmi në rezortin turistik në Filipine, ISIS merr përgjegjësinë

Publikuar më 01. 06. 2017 nga Denis Tahiri

Sulmi në rezortin më të madh turistik në Filipine është marrë përsipër nga i ashtuquajturi Shtet Islamik ose siç njihet ndryshe, ISIS.

Sipas të dhënave të parë, dëshmitarë okularë kanë deklaruar për policinë se dëgjuan të shtëna armës në brendësi të kompleksit, në të cilin përfshihet edhe një qendër tregtare, kinema dhe kazino.

Vet kompleksi turistik njoftoi me anë të një statusi në rrjetin Social Twitter se ishte në gjendje emergjencash për shkak të raportimeve se kishte të shtëna me armë zjarri.

Më herët skuadra të forcave speciale dhe një numër i madh policësh kanë shkuar në vendngjarje, ndërkohë që BBC raporton se ka një numër të madhe të plagosurish.

Nga ana tjetër edhe Departameti i Shteti Amerikan ka lëshuar një “alarm” për shtetasit e amerikan që të shmangin këtë zonë për shkak se janë raportuar shpërthime dhe të shtëna me armë.

/D.T/