×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Sulmi kibernetik shemb ‘qeverisjen online’ të Ramës, vidhen edhe dokumentet sekrete

Vetëm dy muaj pas lançimit nga Rama si një arritje elitare të ofrimit të të gjithave shërbimeve online, shteti digjital i promovuar nga kryeministri ra pasi u sulmua nga “hacker”-at, ndërkohë që AKSHI ishte i paaftë të bllokonte sulmet ndaj bllokoi të gjitha shërbimet. Në fundjavë nuk funksiononte asnjë shërbim publik online dhe faqe të tjera qeveritare dhe 195 milionë eurot e shpenzuara nga AKSHI për mirëmbajtje dhe sigurinë e informacionit dhe marrëveshja me “Jones Group International” nuk kanë bërë të mundur mbrojtjen e serverit kombëtar të të dhënave.

Sulmi kibernetik që nisi 10 ditë më parë ndaj faqeve online të qeverisë u tha se po kryhej nga një shtet i huaj, por ajo që ishte më e rëndësishme në këtë sulm ishte kërcënimi ndaj autoriteteve shqiptare të cilët u detyruan të veprojnë konform kërkesave të tyre. U dha një sinjal që shtetit, në disa prej faqeveshërbim të tij iu kishte vënë një gjobë prej 30 milion eurosh, fakt që u kontestua dhe u kundërshtua fort nga ana e kryeministrit të vendit.

Por ajo që është shfaqur ditën e djeshme në postat elektronike të disa personave një mesazh me përmbajtje të drejtpërdrejtë kërcënuese e që lidhej me Samitin e Iranit të Lirë që do të mbahej posaçërisht me 23 dhe 24 korrik.

Ata ndër të tjera kanë shfaqur fakte dhe të dhëna që në faqet online të qeverisë ata kanë mundur të marrin dhe të përvetësojnë dokumente të rëndësishme, ndërkohë që ekspertët tanë kanë mundur vetëm ta bllokojnë shfaqjen e tyre në Shqipëri, por kanë qenë qytetarë të ndryshëm nëpër vendet e tjera të cilët kanë mundur të fiksojnë pamje kërcënuese.

Ata dje kanë lënë edhe porosi për sulmet aktuale dhe atyre që priten të shfaqen institucioneve shtetërore e kryesisht bankave., ndërkohë që prokuroria dhe grupi i ekspertëve që po merren me bllokimin e sulmit e deri të hetimi i rastit nuk kanë mundur të hedhin dritë mbi asnjë gjurmë të këtyre autorëve.

Sipas të dhënave që është bërë e mundur të mblidhen nga shqiptarë që jetojnë jashtë vendi, “Anonymous Albania” një faqe hakerash shqiptarë të paidentifikuar, ka reaguar në lidhje me sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online qeveritare. Sipas njoftimit të tyre, sulmi kibernetik ka nisur fillimisht te serveri i AKSHI-t që ka nën kontroll serverat e qeverisë, ku fillimisht hakerat kanë gjetur të gjitha email-et e AKSHI-të me një skanim të serverit.

Ata bëjnë me dije se sulmi është i njëjtë si në vitin 2016 me NSA. “Anonymous Albania” u ka bërë thirrje institucioneve të shtetit që të kenë kujdes me email-et që ju vijnë me PDF. Po ashtu ata iu bëjnë thirrje bankave të kenë kujdes, pasi një sulm shumë i rëndë po vjen për shqiptarët. Madje ata kanë lënë edhe një mesazh në formën e një njoftimi të plotë ku japin jo vetëm mekanizmin se si do të kryhet sulmi, por madje edhe se si ende nuk ka ardhur goditja më e rëndë që pritet të marrin bankat kryesisht.

Tashmë e dimë që Prokuroria e Tiranës ka hapur hetimet për katër vepra penale për sulmet e realizuar ditë më parë, ndërkohë që sulmet jo vetëm që kanë vijuar, po madje pretendohet e faktuar me dokumente të fotografuara se janë marrë dokumente të rëndësishme dhe po përdoren. Por sërish AKSHI dhe qeveria njëzëri pohojnë se sapo kanë nisur betejën me “armikun” dhe madje kanë në mbështetje edhe NATO-n.

Hakerat që goditën zyrat e shtetit shqiptar, duke arritur të hyjnë në serverat e dokumenteve zyrtare, bëhet me dije konkretisht se kanë arritur të marrin prej andej dokumente të ndryshme, në një faqe të tyren në ueb. Faqja është e pamundur të hapet nga Shqipëria, por ata kanë publikuar dokumente origjinale.

Kjo faqe mund të hapet vetëm nga jashtë Shqipërisë, sepse kompanitë që shpërndajnë internet në Shqipëri e kanë bllokuar mundësinë për të parë se çfarë publikohet. Disa nga dokumentet dhe mesazhet që hakerat kanë publikuar janë shpërndarë ditën e djeshme edhe në rrjetet sociale.

Sipas një pamjeje që është bërë publike ditën e djeshme në të shfaqet mesazhi i cili kërkon që Shqipëria të mos lejojë mbajtjen e samitit të opozitës iraniane. Në këtë mesazh shkruhet: “Konferenca e Durrësit, çelësi i ferrit ose fundi i zjarrit”. Ky mesazh kërkon që të mos mbahej samiti i opozitës iraniane që është strehuar në Shqipëri. Ky samit me pjesëmarrjen e gjithë grupeve që janë kundër regjimit në Iran, do të mbahej në Durrës me 23 dhe 24 korrik, por ai jo vetëm u shty, po madje u bë më dije se nuk dihej se kur do të mbahej. Por një ditë para samitit, u lajmërua anulimi i tij për shkak të kërcënimeve terroriste. Muxhahedinët thanë se ishte kërkesa e qeverisë shqiptare që çoi në anulimin e takimit. Në fakt, në këtë mënyrë është përmbushur edhe kërkesa e hakerave që sulmuan dokumentet e shtetit shqiptar. Por hakerat nuk kanë të ndaluar e madje shteti shqiptar dhe asnjë institucion sigurie nuk reagoi në lidhje me atë deklaratë që tregonte se samiti po shtyhej për shkak të kërcënimit terrorist!

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

gif

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

U tha se ishte kthyer nga Dubai, dështon kapja e Florenc Çapjas, shpallet në kërkim edhe i ati

Publikuar më 17.08.2022
Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte...

Pas dyshimeve se i shumëkërkuari Florenc Çapja mund të ishte kthyer në Shqipëri,  nën drejtimin e prokurorisë së Elbasanit dhe SPAK, u organizua një aksion për kapjen tij në Elbasan. Sipas News24, aksioni është zhvilluar në servisin e babait të Florenc Çapjas, Fejzulla Çapja, ku u zbuluan një makine e vjedhur, 2 targa të vjedhura, […]

Lexo më shumë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Facebook ‘kurorëzon’ Dua Lipën si mbretëreshë të Shqipërisë

Publikuar më 17.08.2022
Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë p...

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, po shijon disa ditë pushime në jug të Shqipërisë, nga ku poston rregullisht foto dhe video në rrjetet sociale. Fotot e fundit, të postuara një ditë më parë, si gjithmonë kanë marrë miliona pëlqime dhe mijëra komente nga fansat e shumtë të këngëtares, të cilëve ajo u ka bërë […]

Lexo më shumë

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Ish e dashura e akuzoi për dhunë Mërgim Berishën: Vinte i dehur në 4 të mëngjesit, më nxorri nga shtëpia dy muaj para dasmës

Publikuar më 17.08.2022
Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur a...

Vesa Vllasaliu, ish e dashura e Mërgim Berishës, ka hedhur akuza të rënda ndaj futbollistit kosovar. Modelja kosovare ka zbuluar fakte tronditëse të jetës që po e bënte me sulmuesin e Fenerbahçes. Ajo përmes rrjeteve sociale ka treguar se 24 vjeçari po bënte jetë të shfrenuar dhe se ajo po e priste në shtëpi deri në orët […]

Lexo më shumë

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Kryeministri polak sulmon ashpër liderët e Francës dhe Gjermanisë: Po e drejtojnë BE-në si oligarki

Publikuar më 17.08.2022
Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania...

Kryeministri i Polonisë deklaroi sot se Franca dhe Gjermania po drejtonin Bashkimin Evropian si një “oligarki de facto”, duke injoruar zërat, si Polonia, që kishte paralajmëruar prej kohësh për ekspansionizmin rus. “Shumë liderë evropianë lejohen të joshen nga Vladimir Putin”, shkroi Mateusz Morawiecki në një shkrim për të përditshmen franceze Le Monde. Ai u shpreh […]

Lexo më shumë

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Skandal në Gjermani pasi kancelari nuk reagoi kur presidenti palestinez akuzoi Izraelin për holokaust

Publikuar më 17.08.2022
Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin pal...

Një konferencë shtypi e kancelarit Scholz me presidentin palestinez, Mahmud Abaz shkaktoi skandal në Gjermani. Abaz akuzoi Izraelin për holokaust ndaj palestinezëve, Scholz i ndoqi ato me mimikë të ngrirë por nuk reagoi. Në një konferencë të përbashkët shtypi të martën (16.08) pas një takimi me kancelarin Olaf Scholz, presidenti palestinez, Mahmud Abaz e quajti mënyrën […]

Lexo më shumë

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

E reja tregon si u grabit nga vëllezërit Mani në Dibër: Më kapën për flokësh dhe më tërhoqën zvarrë, janë kushërinjtë e mi

Publikuar më 17.08.2022
Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibr...

Një e re u dhunua në shtëpinë e saj në fshatin Pejkë të Dibrës nga dy persona që kishin hyrë aty për të vjedhur. Ngjarja e rëndë u shënua  në orët e para të mëngjesit të së dielës, në kohën kur vajza ishte e vetme në banesë. “Sapo hap derën e dhomës, shikoj një person […]

Lexo më shumë

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve, 10 herë më të ulëta se të ardhurat nga taksat në vitin 2021

Publikuar më 17.08.2022
Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar...

Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve arritën vitin e kaluar në 2,6 miliardë lekë, rreth 21 milionë euro. Kjo shumë ishte 10 herë më e ulët se fondet që u arkëtuan në buxhet nga taksa e qarkullimit rrugor në të njëjtin vit. Sipas të dhënave zyrtare nga INSTAT, fondet për mirëmbajtjen e infrastrukturës rrugore vitin e kaluar […]

Lexo më shumë

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Gjykata Posaçme e Apelit nuk ndryshon masën, gjyqtarja e Elbasanit lihet në ‘arrest shtëpie’

Publikuar më 16.08.2022
Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqt...

Gjykata Posaçme e Apelit ka lënë  në fuqi vendimin për gjyqtaren Zamira Vyshka. Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur më 22 korrik masën arrest shtëpie për gjyqtaren e Elbasanit. Të njëjtën masë vendosi dhe për Arben Tiranën, ndërsa për arrest me burg vendosi për Ilir Pashajn, Taulant Ramollari, e Xhuljo Musai. Ky vendim u la […]

Lexo më shumë