Sulmi me armë në Filipine, shkon në 36 numri i të vdekurve në resortin turistik

Publikuar më 02. 06. 2017 nga Xhensila Demollaj

Një person  i armatosur ka hapur zjarr gjatë natës në Manila, kryeqytetin e Filipineve, ku mbetën të vdekur të paktën 36 persona. Shumica e të vdekurve u asfiksuan nga tymi toksik, thanë zyrtarët për BBC. Personi i armatosur, kombësia e të cilit nuk është ende e ditur, filloi të shtënat në kazinonë e resorit “Ëorld Manila” në orët e para të mëngjesit të së premtes. Policia tha se më vonë atentatori vrau veten.

Filipinet janë tronditur së fundi nga incidente terroriste, veçanërisht në ishullin jugor të Mindanaos, në qytetin Maraëi të të cilit, forcat qeveritare luftojnë ndaj militantëve të lidhur me Shtetin Islamik për kontrollin e qytetit.

Beteja për Maraëin, një qytet kryesisht me myslimanë, ka detyruar të zhvendosen të paktën 70 mijë njerëz dhe deri tani numëron 140 viktima. Lufta nisi javën e kaluar, kur nisi edhe Muaji i Shenjtë i Ramazanit.

XH. D.