Sulm në supermarket / U mendua si terrorist, por…

Publikuar më 13. 10. 2017 nga Dionis Xhafa

Një sulm në një supermarket në Suedi është menduar fillimisht se ishte terrorist.

Mirëpo, nga hetimet policore është arritur në përfundimin se nuk kemi të bëjmë me terrorizëm. Policia ka thënë se nga ngjarja katër vetë mbetën të plagosur dhe janë dërguar në spital, pa rrezik për jetën, shkruajnë mediet ndërkombëtare. Për nga vetë natyra, fillimisht u mendua se kishim të bëjmë me sulm terrorist, por pretendime të tilla janë hedhur poshtë.

/D.Xh/