Sulm me thikë, dy të plagosur një ka humbur jetën

Foto 1 nga 3 Pas Para

Një sulm me thikë mësohet të ketë ndodhur në Melburn të Australisë. Gjatë këtij sulmi humbi jetën një person dhe dy të tjerë u plagosën. Sipas mediave të huaja raportohet se agresori i ka vënë flakën makinës së tij pranë një qendre tregtare. Ndërkohë pasi vuri flakën makinës, qëlloi me thikë tre persona, duke lënë njërin prej tyre të vdekur.

Gjatë sulmit, ai tentoi të godiste dhe një polici ku njëri prej tyre iu kundërpërgjigj me armë, duke e plagosur rëndë.

Sipas raportimeve të ‘The Guardian’ zjarri në makinë u shkaktua nga një person i arrestuar.  Nga hetimet e deritanishme nuk rezulton që ngjarja të ketë lidhje me terrorizimin. Aktualisht agresori është kapur nga policia, ndërsa ndodhet në spital. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Tradhtia e patriotizmit

Nga Koço Kokëdhima Në të njëjtën ditë që Rama përmbysi shqiponjën “korb” në hyrje të Tiranës, Macron në Paris fliste…

Abissnet