Sulm me 30 raketa ndaj avionit të Sekretarit Amerikan të Mbrojtjes, ja kush merr përgjegjësinë

Publikuar më 27. 09. 2017 nga Elidona Syla

Përgjegjësinë për sulmin e 20-30 raketave në aeroportin e Kabulit në orët e para të mëngjesit, pak pasi Sekretari i Mbrojtjes James Mattis mbërriti atje për një vizitë të pa planifikuar, e kanë marrë talibanët dhe ISIS.

Ndërkohë Mattis shkoi në Afganistan për t’u takuar me krerët e qeverisë afgane dhe ata të forcave të armatosura amerikane dhe NATO-s.

Nëpërmjet një video të publikuar në internet, ISIS merr përsipër autorësinë e sulmit. Njëkohësisht kjo u konfirmua edhe nga zëdhënësi Emiratit Islamik në Afganistan i cili shkroi në “Twitter” se sulmi kishte për objektiv avionin e Sekretarit të Mbrojtjes, Mattis.

“Anëtarët e “Kalifatit” të Abu Bakr al Bagdadit kanë publikuar në agjencinë e lajmeve Amak një video ku shihet një rebel duke përdorur një raketahedhëse SPG9 për të goditur objektivin”, Sshkruan “Site Intelligence Group”,

Vizita e Sekretari të Mbrojtjes James Mattis, e panjoftuar më parë, vjen pas asaj në Nju Delhi, gjatë të cilës qeveria indiane ka dhënë garanci për të ndihmuar në përballimin e krizës afgane, por pa dërguar ushtarakë, shkruan abcnews.

Gjithashtu mediat ndërkombëtare shkruajnë se në Kabul Mattis shoqërohet nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Autoritetet afgane kanë bërë me dije se pas sulmit aeroporti është mbyllur dhe të gjitha fluturimet janë anuluar. Ndërsa një konferencë e përbashkët për shtyp mes presidentit Ashraf Ghani dhe shefit të Pentagonit nuk është mbajtur.