Studiuesi italian: Vila që lidh Aleksandër Moisiun me Shqipërinë

Foto 2 nga 5 Pas Para

Paolo Muner flet për aktorin shqiptar të fillimshekullit XX-të, Aleksandër Moisiu. Ai rrëfen sekretin e vilës “Moisiu”, e cila është objekt studimi, si dhe në manualet e arkitekturës. Ai njihet në vendin tonë për kontributet e tij studimore mbi historinë e lashtë shqiptare dhe në fushën e albanologjisë

Anila Dedaj

Paolo Muner, i cili ka jetuar dhe për më shumë se 2 vjet në Tiranë thotë se ndihet edhe pak shqiptar. “Kjo është edhe pak Tirona ime” shprehet ai, ndërsa tregon keqardhjen për fluksin e ndërtesave e pallateve që kanë pushtuar hapësirat publike. Për “Shekulli”-n, Muner rrëfen një histori mjaft interesante për Aleksandër Moisiun, aktorin e famshëm të fillimshekullit XX-të me origjinë shqiptare. Studiuesi tregon për provën që vërteton se aktori i famshëm durrsak, ndryshe nga sa thuhet, kishte një lidhje shpirtërore me vendin dhe shtëpinë e tij në Durrës, ku edhe ka kaluar disa vite të fëmijërisë. Bëhet fjalë për vilën “Moisiu” të konceptuar në Lido të Venecias, e cila edhe pse studiohet dhe është në manuale të arkitekturës Evropiane, nuk ka ekzistuar kurrë. Shumë studentë rrëfen Muner, edhe vitet e fundit e kanë zgjedhur si referencë në temat e diplomave. Ajo që e lidh vilën e famshme “Moisiu” me vendin tonë është ngjashmëria e saj me Muzeun “Shtëpia e Aleksandër Moisiut” në Durrës.

Sipas studiuesit, dizenjimi i kësaj vile ka një ngjashmëri me Shtëpinë Muze ku Moisiu kaloi disa vite të jetës së tij, dhe fakti që ai ka dashur ta konceptojë në këtë mënyrë për të është prova që ai mendonte dhe ishte i afeksionuar pas vendit e tij të lindjes…

Zoti Muner, në këndvështrimin tuaj sa vlerësohet në Shqipëri figura e Aleksandër Moisiut?

Tani njihet pak më shumë. Ndoshta edhe nga fakti se në krye të vendit ka qenë edhe ish- presidenti Alfred Moisiu. Edhe, sepse universiteti dhe teatri i Durrësit mbajnë emrin e tij prej kohësh. Vetëm 10 vjet më parë isha pjesëtarë i komisionit të provimeve për gjuhën italiane, këtu në Tiranë në Institutin e Kulturës dhe ishte një grup studentësh nga Liceu “Moisiu” i Kavajës. Unë asokohe e kisha studiuar personazhin, sepse ka lindur në qytetin tim, dhe atje konsiderohet si një personazh i famshëm. Të gjithë studentët i pyeta nëse e dinin se kush ishte Aleksandër Moisiu dhe askush nuk dinte të më përgjigjej.

Sa kujtohet në Trieste kjo figurë?

Në Trieste Moisiu (Moisi në Itali) kujtohet edhe përmes një sheshi të vogël në periferi që mban emrin e tij, e po ashtu edhe me anë të një statuje (bust më saktë) në Kopshtin Publik kryesor të qytetit, ku gjenden edhe shumë buste të triestinëve të tjerë të famshëm; pak a shumë siç janë në Tiranë në atë parkun bri Kullave Binjake, drejt lumit Lana. Ndoshta është mirë të themi ishin, sepse zona u prish për të ndërtuar pallate të tjera, a për të sistemuar parkun, s’e di saktë, sidoqoftë, shpresojmë për mirë, për bustet natyrisht!

Çfarë të reje keni zbuluar për këtë personazh të fillimshekullit të XX-të?

Kam zbuluar diçka shumë interesante, që edhe pse nuk ka shumë lidhje me teatrin, i ka bërë njerëzit shumë kurioz. U ka pëlqyer shumë, sidomos arkitektëve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet