×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Studimi: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Një studim i ri tregon se pas një të ftohure personi mund të jetë më i aftë për t’i rezistuar një goditjeje të rëndë nga COVID-19.

Pacientët me COVID-19, të cilët kohët e fundit ishin infektuar me një virus të të ftohurës së zakonshme, kishin më pak të ngjarë të vdisnin ose të duhej t’i nënshtroheshin kujdesit intensiv, krahasuar me ata që nuk ishin ftohur kohët e fundit, sipas studimit të botuar së fundmi në Revistën e Hulumtimit Mjekësor.

Por studiuesit paralajmërojnë se është shumë herët për të thënë me siguri nëse ekspozimi në të kaluarën ndaj të ftohurës ndihmon ose pengon sistemin imunitar për të luftuar COVID-19.

COVID-19 shkaktohet nga një koronavirus i ri i quajtur SARS-CoV-2. Por “njerëzit janë infektuar me koronavirusë [të tjerë] për një kohë shumë shumë të gjatë”, tha autori i studimit Manish Sagar, profesor i mjekësisë në Universitetin e Bostonit. “Ne kemi katër … koronavirusë aktualisht që janë sezonalë dhe shkaktojnë të ftohurën e zakonshme”.

Pyetja, shtoi ai, është “nëse pasja e një infeksioni të mëparshëm me koronavirusët e të ftohurës së zakonshme çon në ndonjë lloj mbrojtjeje kundër SARS-CoV-2”.

Ftohjet e zakonshme dhe COVID-19

Pas rikuperimit nga një infeksion viral, trupi mban një masë të vogël të antitrupave dhe qelizave T që luftojnë mikrobet, të cilat ndihmojnë në mbrojtjen kundër një infeksioni të dytë nga i njëjti virus.

Studiuesit u “tronditën” kur gjetën qelizat T që diktojnë SARS-CoV-2 në gjakun e pacientëve që nuk ishin ekspozuar ndaj virusit, tha autori i studimit Sydney Ramirez, imunolog dhe studiues i sëmundjeve infektive në Institutin La Jolla për Imunologjinë.

Në një studim pasues, studiuesit treguan se këto qeliza T kishin mbetur nga ekspozimi ndaj koronavirusëve të zakonshëm që shkaktojnë ftohjen.

Zoti Sagar dhe kolegët e tij krahasuan njerëzit që kishin patur rishtazi një infeksion viral në formën e të ftohurës së zakonshme, me ata që nuk e kishin kaluar. Ata zbuluan se të dy grupet u infektuan me Covid-19 me të njëjtën shpejtësi, por njerëzit që kishin vuajtur së fundmi nga një ftohje shfaqën simptoma më të lehta nga Covid-19.

“Ata kishin më pak të ngjarë të kishin nevojë për një trajtim në njësinë e kujdesit intensiv dhe kishin shanse më të vogla të vdisnin nga infeksioni”, tha zoti Sagar.

Për shumë të rritur dhe shumicën e fëmijëve, Covid-19 shkakton vetëm simptoma të lehta, të ngjashme me të ftohurën ose nuk shktaton simptoma fare. Në këta njerëz, sistemi imunitar në mënyrë efektive pastron grimcat e virusit dhe shkatërron qelizat e infektuara, duke parandaluar sëmundje serioze.

Por “sistemi imunitar është një shpatë me dy presa”, thotë Andrea Cox, profesore e mjekësisë në Universitetin Johns Hopkins. Reagimi i ekzagjeruar ose rregullisht i dobët i sistemit imunitar mund të shkaktojnë inflamacion që çon në probleme të frymëmarrjes, dështim të organeve dhe vdekje. Këto rezultate të rënda zakonisht ndodhin tek të moshuarit ose tek njerëzit me probleme të tjera shëndetësore, si mbipesha dhe diabeti.

Reagime të tilla jashtëzakonisht të ndryshme ndaj virusit Covid-19 mund të shpjegohen, pjesërisht, nga përvojat e kaluara të sistemit imunitar, thonë ekspertët. Njohja e koronavirusit nga qelizat T që tashmë ekzistonin në sistem mund të mundësojë një përgjigje imunitare më të shpejtë dhe më të fortë dhe simptoma më të lehta të Covid-19.

Ftohjet e zakonshme mund të përkeqësojnë COVID-19

Është gjithashtu e mundur që qelizat T të prodhuara nga ftohjet e zakonshme në të kaluarën mund të dëmtojnë reagimin e sistemit imunitar ndaj Covid-19.

“Ne kemi këtë forcë të përhershme ekzistuese të luftëtarëve kundër [viruseve që shkaktojnë sëmundje] dhe kur i hasim ato [viruset], ka një zgjerim të asaj force që tashmë ekziston në sistem”, tha zonja Cox. “Shqetësimi është se kjo forcë e krijuar për të luftuar diçka tjetër, jo të dizajnuar në mënyrë të përsosur për të luftuar SARS-CoV-2 mund të mobilizohet për të reaguar me agresivitet, por ngaqë nuk është specifike për COVID-19, mund ta orientojë sistemin imunitar në një rrugë të gabuar.”

Përvojat e mëparshme të imunitetit mund të jenë të dëmshme në disa sëmundje, si ethet tropikale (një virus i shkaktuar nga pickimet e mushkonjave në zonat tropikale). Antitrupat dhe qelizat T të prodhuara në përgjigje të një versioni të virusit të etheve tropikale mund të përkeqësojnë sëmundjen nëse hasin në një version tjetër të virusit.

Aktualisht, ka shumë pak prova që qelizat T të prodhuara në përgjigje të ftohjeve të zakonshme përkeqësojnë sëmundjen e Covid-19, por studiuesit thonë se është shumë herët të thuhet me siguri nëse ato ofrojnë mbrojtje.

Imuniteti gjithashtu mund të varet nga individi.

“Jo të gjithë që infektohen me virus kanë saktësisht të njëjtën përgjigje imunitare. Në fakt, edhe binjakët identikë nuk japin përgjigje të ngjashme imunitare ndaj një virusi me të cilin ata infektohen”, thotë studiuesja Cox. “Pra, mund të varet nga individi që infektohet. Dhe kjo mund të varet nga faktorë të tjerë si vendi ku jetoni në botë, ku koronavirusët e ndryshëm të të ftohtit sezonal vijnë në kohë të ndryshme, dhe gjithashtu nga prejardhja gjenetike e personit të infektuar”, shtoi ajo./VOA

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Humbja e ekuilibrit dhe rënia e flokëve, këto janë disa nga efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Humbja e ekuilibrit dhe rënia e flokëve, këto janë disa nga efektet shëndetësore afatgjata të Covid-19

Publikuar më 29.11.2020
Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra ...

Personat e intubuar e të shtruar në spital për javë të tëra pa lëvizur, ngrënë apo folur siç duhet vazhdojnë ende t’i ndjejnë pasojat e koronavirusit. Disa nga efektet afatgjata të koronavirusit janë lodhja, gulçimi, dhimbja e muskujve, e kokës, ekuilibri i dobët dhe humbja e kujtesës. Shumë njerëz me simptoma serioze të Covid-19-s po […]

Lexo më shumë

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma mund të keni COVID-19 sipas ekspertëve

Nëse nuk i nuhasni këto dy aroma mund të keni COVID-19 sipas ekspertëve

Publikuar më 26.11.2020
Një nga simptomat më të pazakonta që ndodh në pacientët me C...

Një nga simptomat më të pazakonta që ndodh në pacientët me COVID-19 është humbja e nuhatjes dhe shijes. Sipas Qendrës Mjekësore të Universitetit Vanderbilt, në afërsisht 25 për qind të pacientëve me koronavirus, kjo ishte shenja e parë dhe e vetme që diçka nuk shkonte. Meqenëse kjo simptomë mund të tregojë COVID-19, u krye një […]

Lexo më shumë

Krijuesi i vaksinës tregon se kur do të mbarojë pandemia e koronavirusit, ja sa vite na duhen t’i kthemi normalitetit

Krijuesi i vaksinës tregon se kur do të mbarojë pandemia e koronavirusit, ja sa vite na duhen t’i kthemi normalitetit

Publikuar më 15.11.2020
Gjetja e vaksinës ndaj COVID-19, do të bëjë rikthimin e jetë...

Gjetja e vaksinës ndaj COVID-19, do të bëjë rikthimin e jetës në normalitet, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Një ndër krijuesit e saj, Ugur Sahin, drejtori ekzekutiv i ndërmarrjes gjermane BioNTech, e cila të hënën e kaluar njoftoi se ka zhvilluar së bashku me Pfizer një vaksinë kundër koronavirusit me efektivitet 90%, tha për “The Guardian” se […]

Lexo më shumë

Këto janë sëmundjet që shkaktohen nga COVID-19, zbulohen me vonesë

Këto janë sëmundjet që shkaktohen nga COVID-19, zbulohen me vonesë

Publikuar më 12.11.2020
Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpe...

Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i bërë nga Oxford University. Rreth një vit pas shfaqjes së një lloji të ri virusi corona SARS CoV-2 ne kemi mësuar se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët […]

Lexo më shumë

Vaksina e parë kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”

Vaksina e parë kundër koronavirusit “ofron mbrojtje 90%”

Publikuar më 09.11.2020
Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi...

Vaksina e parë kundër koronavirusit mund t’i parandalojë mbi 90 për qind të njerëzve nga kontraktimi i virusit, tregon një analizë paraprake. Zhvilluesit e vaksinës – kompania amerikane Pfizer dhe ajo gjermane BioNTech – thanë se “kjo është një ditë e madhe për shkencën dhe njerëzimin”. Vaksina e tyre është testuar në 43,500 njerëz në […]

Lexo më shumë

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Është Covid, grip apo ndonjë virozë stine!? Kreu i Urgjencës Kombëtare na tregon si ta bëjmë dallimin mes tyre (Tabela)

Publikuar më 02.10.2020
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgj...

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj na ka treguar se si të bëjmë dallimin me virusit vdekjeprurës COVID-19, virozave stinore apo gripit. Me anë të një tabele Brataj ka bërë dallimin mes rrufës dhe gripit, ndërsa në vazhdim premton se do të bëjë gati edhe dallimet mes COVID-it […]

Lexo më shumë

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Virologu gjerman rrëzon teoritë konspirative: E vërteta mbi rrezikshmërinë e Covid-19

Publikuar më 21.09.2020
Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike ...

Virusi nuk është aspak i rrezikshëm! Industria farmaceutike dëshiron të fitojë me pandeminë. Të rinjve nuk u ndodh asgjë! Në demonstratat e Coronës, në biseda apo internet ndesh rregullisht teza të tilla, herë nga më të çuditshmet, herë teza që duken të kuptueshme të paraqitura nga teoricienë konspirativë, apo ata që mendojnë kundër dhe kundërshtarët […]

Lexo më shumë

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

“Vitamina D është zgjidhja”, mjeku: Mund të ulë infektimin nga koronavirus me 54%

Publikuar më 20.09.2020
Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me k...

Të gjithë njerëzit në botë frikësohen se mos infektohen me koronavirus, pas rasteve të shumta të zbuluara, sidomos në fillim të pandemisë, ndërsa edhe të tjera personalitete zbuluan se mund të ketë një valë të dytë të Covid-19. Ndoshta nuk duhet të presim ndonjë mrekulli për të ulur rrezikun që paraqet Covid, por “ilaçi” është […]

Lexo më shumë