Studimi: Cristiano Ronaldo “mbret” edhe në Twitter, sa fiton për ato që poston

Platforma e njohur që merret me ecurinë e marketingut të futbollistëve dhe të atletëve të njohur, “Opendorse”, ka arritur në konkluzionin, se ylli i Juventusit, Cristian Ronaldo, tashmë është mbreti i “Twitterit”.

Rezulton se Ronaldo, fiton nga postimet në “Twitter”, 868, 606 milionë dollarë amerikanë. Postimet e yllit të futbollit portugez, Cristiano Ronaldo në Twitter janë më të vlefshme se ato të çdo sportisti tjetër.

Sulmuesi i Juventusit, ka 82.7 milion ndjekës në platformën e “Twitter”, duke e vendosur 35-vjeçarin të qetë përpara mesfushorit spanjoll Andreas Iniesta me (590,825 dollarë amerikanë) dhe sulmuesit brazilian Neymar, me (478.138 dollarë amerikanë).

Ronaldo tashmë e ka fituar titullin si mbreti i “Instagramit”, korrikun e kaluar, duke fituar 975,000 dollarë amerikanë për postimet e tij, sipas kompanisë analitike “HopperHQ”.

Thyerja e monopolit të futbollit në “Twitter”, vjen pas zbritjes në këtë kategori të ikonës së basketbollit amerikan të (NBA), LeBron James i cili ndodhet në vendin e katërt me një vlerë prej 470,356, dollarë amerikanë për postim, duke e bërë atë gjithashtu atletin më të klikuar amerikan.

Lojtarët e tjerë të NBA-së në listë përfshijnë, Kevin Durant të Brooklyn Nets, i cili është i teti me 190,464 milionë dollarë amerikanë, dhe Stephen Curry i Golden State Warriors, në të dhjetën me 146.966 milionë dollarë amerikanë.

Rafael Nadal ishte tenisti më i mirë në listën e “Opendorse”, duke dalë i nënti me një vlerë për 166,726 milionë dollarë amerikanë.

Atletja më e klikuar e femrave ishte tenistja, Serena Williams, fituese 23-herë e Grand Slam-it, që kishte një vlerë të postuar prej 115.926 milionë dollarë amerikanë, duke e vendosur të 13-in në listë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet