×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Studentët priten sërish në besë, kthehet tarifa e provimeve të mbartura (Dokumenti)

Ndryshimi i VKM-së përplas studentët, një pjesë e tyre paguajnë tarifë të plotë. Ata shprehen për “Shekulli”-n se janë gjendur të papërgatitur dhe nuk dinë si të veprojnë

Enida Vërça

Një vendim i ri , i detyron studentët të paguajnë tarifën e plotë të studimit. Të rinjtë janë gjendur të befasuar nga ky lajm, të cilin e kanë mësuar pak ditë më parë. “Shekulli”, ishte i pranishëm në disa fakultet, ku pyeti nga afër studentët, e po ashtu sekretaritë përkatëse, të cilat deklaruan se studentët që kanë një provim të mbartur nuk përjashtohen nga tarifa pavarësisht mesatares. “Janë afishuar në faqen zyrtare të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë kategoritë që paguajnë dhe ato që përjashtohen. Për studentët që kanë një provim të mbartur nga vitet e shkuara, pavarësisht arsyes, përmirësimi, apo për çfarëdo motivi, studentët do të paguajnë tarifë të plotë. Të përjashtuar nga tarifa janë ata studentë të cilët nuk kanë provime të mbartura e po ashtu ata që kanë mesatare mbi gjashtë”, tha sekretaria mësimore për “Shekulli”-n.

Studentët

Arbjona Çibuku studente e gazetarisë thotë se tarifa e plotë është 300 mijë lekë dhe afati i pagesës është deri në 15 shkurt. “Nëse nuk paguajmë, nuk hyjmë dot në provime. Kjo është sërish një tallje me studentët, pasi të gjithë ne kemi ndonjë provim të mbartur. Unë mesataren e kam mbi 8, por fakti që kam një provim më detyron të paguaj”, thotë ajo. Më tej Çibuku sqaron edhe si janë njoftuar për këtë çështje. “Fillimisht kemi parë një njoftim që ka qarkulluar nëpër rrjetet sociale. Për t’u informuar më shumë pyetëm si në zyrën e informacionit ashtu edhe në sekretari dhe na konfirmuan se nëse kemi qoftë edhe një provim të mbartur duhet të paguajmë. E gjithë kjo bie në kundërshtim me atë që ne kemi kërkuar vitin e kaluar nga qeveria dhe me atë që po qeveria parashtroi te “Pakti për Universitetin”. Supozohej që të gjithë studentët do të përfitonin një përgjysmim të tarifës për ata që kishin mesatare nga 6 deri në 8 dhe ata që e kishin mesataren nga 9 deri në 10 do të përjashtoheshin. Kjo gjë nuk ndodhi, pasi tani kanë ndryshuar rregullat m,e provimet e mbartura”, përfundoi ajo.

   Arbjona Çibuku, studente

Universiteti Bujqësor

Situata paraqitet e tillë edhe në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Studentët janë njoftuar në e-mailet e tyre personale, se nëse kanë një provim të mbartur do të paguajnë tarifën e plotë. Halit Roçi student në këtë universitet thotë për “Shekulli”-n se pasi kanë marrë këtë lajm, kanë çuar një kërkesë për informacion. “Kërkesa jonë është dërguar në ministri për të na sqaruar këtë VKM. Aty thuhet që studentët që janë me mesatare nga 9 deri në 10, duhet të mos kenë asnjë provim të mbartur. Ndërsa studentët me mesatare mbi 6 që përfitojnë përgjysmimin, nuk është cilësuar nëse duhet të kenë provime të mbartura apo jo. Administrata e çdo universiteti ka marr një vendim që të pres një përgjigje zyrtare nga ministria, nëse duhet ta marr të mirëqenë nëse do të trajtohen njësoj si ekselentët ashtu edhe pjesa tjetër”, thotë ai. Sakaq, ne kontaktuam edhe administratorin e këtij universiteti i cili deklaroi se në këtë universitet është shtyrë afati i pagesës deri më 31 mars, në mënyrë që të merret një vendim zyrtare.

                Halit Roçi, student

Përplasja e VKM-ve

Në vendimin e ri thuhet, “studentët e ciklit të parë (Bachelor) të cilët kanë mesataren mbi 6 dhe kanë shlyer të gjitha detyrimet e  vitit paraardhës (Viti i II dhe i III-të), do të paguajnë 50% të tarifës, pra 15.000 lekë. Për studentët e vitit të I do të merret parasysh lista e dërguar në Qendrën e Shërbimeve Arsimore. Studentët që kanë mesataren nën 6, do të paguajnë tarifë të plotë, 30.000 lekë. Të gjithë studentët që rezultojnë me 1 ose më shumë lëndë jo kaluese në vitin paraardhës do të paguajnë 100% të tarifës së shkollimit të këtij viti akademik, gjithashtu edhe studentët që kanë mesatare nën 6.00 do të paguajnë 100% të tarifës së studimit ”, thuhet në këtë vendim. Ndërkohë në një vendim më të hershëm, përveç kategorive që përfitojnë nga përgjysmimi i tarifave saktësohej se studentët e programeve të studimit të Ciklit të Parë dhe Ciklit të Dytë të cilësuar si përsëritës sipas rregullores së Universiteti të Tiranës, nuk do të paguajnë tarifë shkollimi.

 

 

    E-maili që u është dërguar studentëve

                                                                                       Vendimi i vjetër

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Dy ditë pas nisjes së shkollës, një grup nxënësish në Fier rezulojnë pozitivë me Covid-19

Publikuar më 16.09.2020
Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezu...

Vetëm tre ditë pas hapjes së shkollave disa nxënës kanë rezultuar të infektuar me Covid-19. Në tre shkolla publike dhe një private në Fier ka aktualisht raste me COVID-19. Bëhet fjalë për shkollat “Naim Frashëri’’, “Jakov Xoxa’’ dhe “Penellopi Piro’’ E njëjta situatë dhe në një shkollë private. Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 […]

Lexo më shumë

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Pezullohet mësimi në Ersekë, sanitarja rezulton e infektuar me Covid-19

Publikuar më 15.09.2020
Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, i...

Teksa ka kaluar vetëm një ditë nga nisja e vitit shkollor, institucionet arsimore në Ersekë kanë mbyllur dyert. Raportohet se dyshohet për 12 mësues të prekur me virus, të cilët kanë patur kontakt me sanitaren e cila ka rezultuar e prekur me Covid-19. Gjatë një pronocimi për Faxnews, ka ardhur reagimi i një prej mësuesve. […]

Lexo më shumë

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Në krye të Ministrisë së Arsimit, reagon për herë të parë Evis Kushi

Publikuar më 15.09.2020
Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për...

Ministrja e sapoemëruar e Arsimit, Evis Kushi ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale në lidhje me detyrën e re. Në një mesazh në ‘Facebook’ Kushi teksa falënderoi ata që e kanë mbështetur, pohoi se kjo sfidë për të tashmë është një tjetër provim i vështirë. Ishte vetë Besa Shahini që e njoftoi […]

Lexo më shumë

Denoncimi i fortë: Ministrja e re e Arsimit 70% të artikullit shkencor të kopjuar

Denoncimi i fortë: Ministrja e re e Arsimit 70% të artikullit shkencor të kopjuar

Publikuar më 15.09.2020
Studiuesi Vladimir Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin soc...

Studiuesi Vladimir Kola nëpërmjet një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ denoncon se ministrja e re e Arsimit Evis Kushi në një artikull shkencor rezulton se ka kopjuar në masën 70%. Në artikullin shkencor Political transition, Corruption and income inequality in new democracies. Special case Albania”, i vitit 2010 rezulton të jetë i kopjuar. Sakaq, Kola […]

Lexo më shumë

Mësimi në kushtet e pandemisë/ Policia e pranishme në shkolla, apeli për prindërit

Mësimi në kushtet e pandemisë/ Policia e pranishme në shkolla, apeli për prindërit

Publikuar më 14.09.2020
Pas fillimit të vitit të ri shkollor ditën e sotme, në kusht...

Pas fillimit të vitit të ri shkollor ditën e sotme, në kushte jo të zakonta për shkak të pandemisë, policia do të jetë e pranishme në çdo ambient shkollor për të mbarëvajtur jo vetëm sigurinë me qëllim parandalimin e përhapjes së covid-19. Drejtori i Sigurisë në Policinë e Shtetit Gjovalin Loka, në një prononcim për […]

Lexo më shumë

Një ditë para nisjes së shkollës/ Ministrja Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime (VIDEO)

Një ditë para nisjes së shkollës/ Ministrja Shahini zbulon planin B në rast se do ketë infektime (VIDEO)

Publikuar më 13.09.2020
Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021, mini...

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor 2020-2021, ministrja e Arsimit Besa Shahini ka theksuar masat përmes një video-mesazhi. Në rast se duhet të mbyllet ndonjë klasë apo ndonjë shkollë për shkak të infektimeve, ministrja Shahini cilëson se “do të mbështetemi te plani B, që është kanali “RTSH Shkollë”, ku i kemi të […]

Lexo më shumë

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Nesër në shkollë, psikologët: Këto janë disa mënyra si t’u tregojmë fëmijëve që të mbrohen nga Covidi

Publikuar më 13.09.2020
14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajn...

14 shtatori shënon nisjen e vitit shkollor. Psikologët ndajnë me “Shekulli”-n disa sugjerime se si t’u shpjegohet fëmijëve zbatimi i protokolleve anti-Covid për ruajtjen e shëndetit të tyre dhe familjarëve. “Nëse nuk duam të kemi fëmijë me shqetësime psikologjike ku dëmi do ishte edhe më i madh dhe rehabilitimi më i vështirë, atëherë, psikologët duhet […]

Lexo më shumë

Nxënësit duhet të mbajnë përgjegjësi për Covid-19, zbulohet formulari që duhet të firmosin

Nxënësit duhet të mbajnë përgjegjësi për Covid-19, zbulohet formulari që duhet të firmosin

Publikuar më 13.09.2020
E hëna e 14 shtatorit shënon nisjen e vitit shkollor për të ...

E hëna e 14 shtatorit shënon nisjen e vitit shkollor për të gjithë institucionet publike dhe private në vend nga arsimi fillor deri tek ai parauniversitar. Ndryshe nga vitet e tjera, 2020 pritet të jetë mjaft sfiduese për nxënësit, mësuesit dhe po ashtu prindërit. Ministria e Arsimit, teksa garanton se janë marrë të gjitha masat […]

Lexo më shumë